OSBE, kontribut të çmuar për Policinë e Shtetit dhe decentralizimin
Ministri Flamur Noka takon kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Ëollfarth, shprehu vlerësime maksimale në emër të Prezencës së OSBE për Ministrinë e Brendshme dhe në veçanti për Policinë e Shtetit, në një takim që pati dje paradite me Ministrin e Brendshëm, Flamur Noka. Ministri Noka i shprehu ambasadorit Ëollfarth gjithashtu falenderimet më të mira për bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit dhe sidomos për mbështetjen e vazhdueshme në çështjet e decentralizmit dhe në rritjen e pavarësisë së mëtejshme të organeve drejtuese të pushtetit vendor. “Asistenca e dhënë nëpërmjet trajnimeve si dhe mbështetja teknike për punonjësit e policisë, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, krimit financiar, krimit kompjuterik, policisë shkencore, por edhe ajo për zbatimin e Ligjit të ri mbi Policinë e Shtetit, kanë kontribuar në rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e besimit të publikut te të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit”- u shpreh ministri Noka.
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Eugen Ëollfarth, pasi uroi z. Noka për detyrën, shprehu predispozicionin e Prezencës për vijimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke e shtrirë edhe në fusha e drejtime të tjera, sikundër zbatimi i projektit për Policimin në Komunitet, me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Emergjencat civile, etj.