BSH: Zhvlerësimi i lekut po rrit çmimet
Banka e Shqipërisë njoftoi dje se do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në ekonominë shqiptare, kryesisht për shkak të rreziqeve që lidhen me kursin e këmbimit dhe me rritjen e çmimit të mallrave të importuara në treg. Në një deklaratë për shtyp të publikuar pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, BSH bëri të ditur se "dobësimi i monedhës vendase kundrejt shportës së monedhave kryesore vlerësohet të ketë dhënë një ndikim në inflacionin e mallrave të tregtueshëm të muajit prill".
"Zhvillimet e fundit në kursin e këmbimit nuk kanë lejuar përcjelljen e çmimeve të ulëta në tregjet botërore në çmimet e konsumit në Shqipëri", vijon më tej deklarata.
Teorikisht, në kohë krize njerëzit kanë më pak të ardhura, por rënia e çmimeve e lehtëson krizën për të gjithë. Por në Shqipëri, për shkak të zhvlerësimit të lekut, qytetarët po detyrohen të paguajnë çmime të larta pavarësisht rënies së të ardhurave.
Leku shqiptar është zhvlerësuar me 7 për qind kundrejt euros dhe me 10 për qind kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit. Gjatë javës së fundit, euro vijoi të forcohej duke u kuotuar në 132.8 lekë, gjë që ka vënë në presion individët dhe bizneset. Zhvlerësimi i lekut i bën mallrat e importit automatikisht më të shtrenjta, por edhe kompanitë nuk janë në gjendje të ofrojnë çmime më të ulëta për shkak se varen në shkallë të gjerë te kursi i këmbimit për import lënde të parë dhe për shlyerje kredish në euro.
Interesat
Mekanizmi i normës bazë të interesit, (interesat me të cilat BSH jep apo pranon para nga bankat e tjera), është në konkurrencë me kërkesën e qeverisë për borxh. Në kushtet e Shqipërisë, kërkesa e qeverisë ndikon më shumë interesat në ekonomi sesa mekanizmi i Bankës së Shqipërisë. Për pasojë, qeveria është përgjegjëse për rritjen e interesit të kredive në lek edhe në euro në tregun e brendshëm. Nga ana tjetër, vlerësohet se leku është dobësuar para së gjithash nga shpenzimet e bollshme të qeverisë gjatë gjashtë muajve të fundit dhe pak ose aspak nga faktorët e tjerë ekonomikë. Mungesa e të ardhurave nga emigrantët vlerësohet se është një faktor vetëkorrektues në tregun valutor, pasi rënia e remitancave sjell rënie të importeve. Por gjatë gjashtë muajve të fundit, kryesisht për shkak të shpenzimeve të qeverisë në infrastrukturë, importet kanë vijuar të qëndrojnë të larta, pavarësisht rënies së remitancave dhe eksporteve. Për pasojë, leku u dobësua. BSH vlerëson se shtrenjtimi i euros do t‘i detyrojë shqiptarët të blejnë më pak mallra importi, gjë që do të sjellë edhe reduktim të deficitit tregtar, por kjo lidhje ka rezultuar e pavërtetë deri tani. Për shkak të importeve të lidhura me shpenzimet e qeverisë, deficiti tregtar i vendit ka vijuar të zgjerohet pavarësisht zhvlerësimit të lekut.
Nuk ka ulje të normës së interesit
Të gjitha vendet e botës janë përpjekur të lehtësojnë pasojat e krizës duke ulur normat e interesit në ekonomi dhe duke lehtësuar marrjen e kredive, por Shqipëria duket se nuk i ka shanset të ndjekë një politikë të tillë. Banka e Shqipërisë vendosi sërish të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit REPO, ndërkohë që interesat për kredi në lekë dhe në valutë janë rritur, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku interesat janë ulur.
"Mbështetur në tablonë aktuale të zhvillimeve të ekonomisë reale, të ecurisë aktuale dhe të pritshme në inflacion, si dhe në zhvillimet në tregjet financiare mori vendimin "Për ruajtjen e pandryshuar në nivelin 5.75 për qind, të normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes me afat maturimi njëjavor", tha dje BSH.
Qeveria po konkurron biznesin dhe individët në tregun e huamarrjes, pasi ka pranuar të ofrojë interesa stratosferike si për borxhet në lekë, ashtu edhe për borxhet në valutë, pa marrë parasysh kostot.