Kasat fiskale, "fshihet" lista e zezë
Pas negociatave të shumta mes shoqërive të autorizuara për vendosjen dhe shërbimin e kasave fiskale dhe Ministrisë së Financave, u ra dakord shtyrja e afatit vetëm për kompanitë e karburanteve. Kështu, udhëzimi që përcakton vendosjen e listës së zezë për automjetet që kanë probleme me ligjin, nuk do të jetë më në fuqi, ndërsa ministria ka rënë dakord për të kryer disa ndryshime. Aktualisht, palët, përfshi dhe shoqatën e hidrokarbureve kanë gjetur konsensusin që të respektojnë afatin e 31 majit, vetëm për nënshkrimin e kontratës, ndërsa pajisja do të vendoset pas një kohe tjetër, kur pesë distributorët të kenë kryer një studim mbi formën e vendosjen dhe funksionin e kasave fiskale. Ministria e Financave garanton se procesi po vijon normalisht me të gjitha degët e sektorit të ekonomisë, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë të karburanteve, afati do të pësojë shtyrje, për vetë natyrën specifike të makinerisë.
Aktualisht, në ministri është duke u përpunuar varianti tjetër i udhëzimit që do të përcaktojë mënyrën e vendosjes dhe funksionit të kasës fiskale. Udhëzimi i miratuar në muajin dhjetor 2008, hasi në shumë ankesa nga shoqëritë e hidrokarbureve, pasi në të sanksionoheshin disa funksione, tepër të vështira për t‘u zbatuar. Sipas variantit të parë, pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve nuk do të kryenin asnjë shërbim ndaj çdo automjeti që nuk ka shlyer detyrimet ndaj shtetit ose ka shkelur ligjet me kundërvajtjet.
I gjithë procesi i vendosjes së kasave fiskale duhet të mbyllet brenda vitit 2010, duke kaluar në disa faza. Do të jenë pesë shoqëri, të ndara sipas zonave që do të ofrojnë pajisjen dhe shërbimin, kundrejt pagesës të vendosur në kontratë. Çmimi i kasës përbën një tjetër problem për biznesin, pasi konsiderohet i lartë, ndërsa për karburantet, nisur nga natyra teknike, tarifa e shërbimit bëhet e papërballueshme. Në aktet e miratuara nga Ministria e Financave, janë të caktuara qartë funksionimi i pajisjes dhe raportimi i të dhënave.