E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH asistencë për reformat në shëndetësi

 

Një plan gjithëpërfshirës për zbatimin e ligjit antiduhan, implementim të strategjisë për shëndetin mendor dhe forcim të sigurisë ushqimore. Këto janë problemet kyçe për të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë do të forcojë asistencën e saj. Gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë Anila Godo, përfaqësuesit e kësaj organizate dhanë garanci për bashkëpunim.
Godo i falënderoi për kontributin e deritanishëm dhe kërkoi më shumë vëmendje. “Shëndetësia është sektori më i ndjeshëm, ndaj duhet përkushtim maksimal dhe vëmendje për eliminimin e problemeve në kohën e duhur dhe për këtë duhet, që jo vetëm qeveria shqiptare, por edhe ndërkombëtarët të tregojnë vëmendjen maksimale”, tha Godo. Ministrja kërkoi mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin e reformave, si dhe falënderoi përfaqësuesit e OBSH për kontributin e dhënë deri tani. Kontribut të veçantë OBSH ka dhënë për përgatitjen e dy ligjeve bazë, ligji “Për financimin dhe Kujdesin Shëndetësor”; luftës ndaj duhanit dhe zbatimit të ligjit. Bashkëpunimi mes MSH–së dhe OBSH–së u vu në dukje edhe për plane e projekte, që lidhen me ndryshimin e kushteve klimaterike dhe problemet, që sjellin këto ndryshime në organizëm, ku u theksua kontrolli dhe pakësimi i ndotjes së ajrit. Gjatë takimit, u diskutua edhe ngritja e një sistemi informacioni bashkëkohor dhe efikas, ku ministrja Godo vlerësoi asistencën teknike të OBSH–së, duke theksuar nevojën emergjente të një sistemi të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›