E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, vetëvaret 17-vjeçarja

 

TROPOJE – Gjendet e vetëvarur një 17-vjeçare. Një tjetër rast vetëvrasjeje është është shënuar brenda dy ditësh në Tropojë. Policia lokale njoftoi se në orët e paradites së djeshme, aktin ekstrem e ka kryer adoleshentja I.P. nga fshati Geghysen i Tropojës. Të afërmit e saj, të alarmuar kanë diktuar aktin vetëflijues, por më kot kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Për ngjarjen është njoftuar policia e qytetit, e cila konstatoi se vetëvrasja ishte kryer në një prej dhomave të shtëpisë, në kushtet e depresionit të rëndë. Viktima nuk kishte dhënë shenja se kishte ndër mend vetëvarjen me litar, duke bërë që shkaqet që e shtynë deri aty të mbeten enigmë. Vetëm një ditë më parë, Tone Maluçi 51-vjeçare, nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar në fshatin Bukov të komunës së Llugajve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›