E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruktohet shkolla “Androkli Kostallari”

 

Nxënësit e shkollës 9–vjeçare “Androkli Kostallari”, me fillimin e vitit të ri shkollor do të studiojnë në kushte optimale. Përfundon rikonstruksioni i godinës 4-katëshe me një kapacitet prej 1700 nxënësish. I pranishëm gjatë përfundimit të punimeve ishte edhe kryetari i Bashkisë, Edi Rama. “Kjo është një tjetër shkollë e re në Tiranë që ringrihet tërësisht nga fillimi dhe që i jep mundësi një komuniteti të gjerë, që është një komunitet i përbërë prej familjesh të vjetra dhe të ardhura në këtë periferi të Tiranës, t’u japë fëmijëve kushtet më të mira të mundshme, me të gjithë aksesorët, me standarde evropiane për klasa, palestra e kështu me radhë”, tha Rama. Shkolla “Androkli Kostallari” ndodhet në Rrugën “Ali Demi”, në skajin veri-lindor të qytetit të Tiranës (Njësia Bashkiake Nr.1). Rikonstruksioni i plotë i këtij objekti është pjesë e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i shkollave në qytetin e Tiranës” dhe është kryer sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Shkolla “Androkli Kostallari” ka marrë tashmë pamje tërësisht të re dhe funksionale. Numri i klasave, që shkolla përmbante ishte vetëm 13 si dhe 3 laboratorë, ndërsa tani shkollës i është shtuar një kapacitet i ri ndërtimi, infrastrukturë e re dhe një mobilim tërësisht i ri për klasa, kabinete, mjedise sportive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›