Gati dosja, Lefter Cenaj në burg për dënimin 10 vjet
TIRANE - Lefter Cenaj, ish-bosi i “Cenaj&Co” i ekstraduar nga Greqia një javë më parë do të dërgohet në një nga burgjet pranë Tiranës për të vuajtur dënimin me 10 vjet burg akorduar në mungesë për të. Burime nga burgjet pohojnë se, dje dosja e tij që pasqyron dinamikën e dënimit u plotësua me dokumentet duhura, kusht kryesor për ta larguar atë nga qelitë e pritjes dhe dërgimin në ato të vuajtjes së dënimit. Sipas burimeve nga burgu 302, ku ai u dërgua fillimisht, Drejtoria e Burgjeve plotësoi dosjen e të dënuarit me vendimin e gjykatës për dënimin e tij, urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit, si dhe disa shkresa të tjera, kompetencën për plotësimin e të cilave i ka Drejtoria e Burgjeve, siç janë formularët që plotëson i dënuari për problemet që mund të ketë të burgosur të tjerë, burgu që ndodhet në distancë më të afërt me familjen e tij, sëmundjet e ndryshme nga të cilat vuan, alergjitë, terapitë dhe mjekimet nga të cilat kurohet. f.m