U dhunua nga plaku dhe nipi, kryen abort
E mitura, që dy muaj më parë mbushi 14 vjeçe, është dhunuar seksualisht dhe nga nipi i xha Ramizit.
LUSHNJE/ MAJLINDA RAMA
Pas arrestimit të të moshuarit 73-vjeçar, sapo emri i tij doli nga goja e vajzës shtatzënë, rezulton se prej 4 muajve dhe më parë dhe 14-vjeçari V.H. ka qenë pjesë e perversitetit. Mbrëmjen e së mërkurës, e mitura i është nënshtruar abortit, pasi sipas mjekëve të Lushnjës, dhimbjet që ndjente S.A. e bënin të pamundur vazhdimin e shtatzënisë. Ngjarja e rëndë, e bërë publike dy ditë më parë, ka shokuar të gjithë komunitetin, veçanërisht atë të fshatit Bitaj, në komunën e Kosovës në Lushnjë. Megjithatë familjarët e të arrestuarit e kanë cilësuar ngjarjen të sajuar, duke këmbëngulur në pafajësinë e 73-vjeçarit.
Policia hetim
dhe 14-vjeçarit
Përballë kësaj çështjeje janë angazhuar plotësisht policia dhe prokuroria e rrethit, për të gjetur personat, që veçse kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, shkaktuan lënien shtatzënë të saj. I pari i arrestuar është Ramiz Hoxha, 73 vjeç, fqinj me familjen e vajzës së dhunuar. Sipas policisë, si plaku dhe vajza dilnin për të ruajtur bagëtitë në kodrën mbi fshat, ku dhe i moshuari ka kryer veprimet e para ngacmuese, deri në kryerjen e marrëdhënieve, pa llogaritur moshën dhe pafajësinë e vajzës. Nga burime të grupit hetimor pohohet se me vajzën, e cila kur mbeti shtatzënë ishte vetëm 13 vjeçe e 10 muaj, nuk ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm 73-vjeçari Ramiz Hoxha, por edhe nipi i tij 14-vjeçar. Edhe pse kishte më shume se 4 muaj që i moshuari abuzonte me të miturën, ka qenë dyshimi i nënës ai që ka bërë edhe zbardhjen e vërtetë të ngjarjes. E ëma e saj ka dyshuar se vajza ishte sëmurë nga apendesiti, pasi para një viti kishte bërë një operacion. Por, dyshimet erdhën në rritje kur mjeku i fshatit, Bitaj, u tha familjarëve që ta çonin vajzën e tyre tek gjinekologu. Pas gjithë analizave është zbuluar fakti se vajza mbante në trup një krijesë që sapo ishte formuar. Menjëherë prindërit i janë drejtuar komisariatit të Lushnjës, ku bënë dhe denoncimin. Veç të moshuarit dhe nipi i tij 14-vjeçar, i cili po ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës, është i dyshuar për shtatzëninë. Të dy personave u janë marrë kampionë gjaku, të cilat do të krahasohen bashkë me atë të fëmijës, pas analizës së ADN-së. Mësohet se menjëherë pas shoqërimit në polici, i moshuari e ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie me të miturën, ndërsa më vonë ka deklaruar se nuk ka fare gisht me shtatzëninë e fqinjës së vogël.
Babai: Dua drejtësi
Të shokuar për këtë ngjarje, janë prindërit e të miturës. Babai i vajzës, N. Arapi ka deklaruar se është habitur fillimisht kur ka dëgjuar nga mjeku se e bija ishte shtatzënë, duke mos u besuar fjalëve të tij. Por, më vonë e ka kuptuar çfarë u kishte rënë mbi kokë. “Më erdhi turp kur dëgjova, por nuk i vë vajzës faj. Ajo është e vogël. I thashë të ëmës ta pyeste se me kë e kishte dhe vajza na tha që me xha Ramizin. Nuk e besova për momentin, por pastaj e pyeta se çfarë kishte ndodhur, dhe ajo thoshte që kishte pasur marrëdhënie të herëpashershme me 73-vjeçarin”. I ati thotë se e bija u ka treguar se kishte pasur marrëdhënie edhe me nipin e plakut. “Na tha që e kishte gënjyer me 100 lekë, se ajo e vogël është sa të gënjehet me kaq lekë dhe pas kësaj i kishte propozuar të shtriheshin në bar. Vajza ime ishte duke ruajtur pulat, ndërsa nipi i Rimizit kishte dalë me lopë. Dua drejtësi. Shteti të veprojë tek kushdo që ka dorë në këtë mesele që më shkatërroi jetën e vajzës. Jemi fukarenj dhe nuk ia kam ngenë këtyre halleve”, shprehet babai i katër fëmijëve. Vajza e dhunuar është e para e 4 fëmijëve dhe kushtet e jetesës së tyre janë tepër të rënda. Gjatë kësaj kohe përkujdesja ndaj saj ka qenë e pakët, derisa e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur me fatin e së miturës, kur ajo u përball me dhimbjet e forta të shtatzënisë.
Banorët: Vajza shfaqte çrregullime mendore
Historia e rëndë ka sjellë reagime të shumta mes banorëve të fshatit Bitaj, të cilët njihen mirë mes tyre. Ata pohojnë se prej kohësh vajza kishte shfaqur çrregullime mendore, të cilat e kanë bërë shpejt viktimë të personave abuzues. “Familja e vajzës jetonte në kushte jo shumë të mira ekonomike. Babai i saj merrej me punë të rëndomta, ndërkohë që e ëma merrej me rritjen e shpendëve në shtëpinë e rrënuar. Vajza e tyre prej kohësh vuante nga shqetësime mendore. Kjo histori është e çuditshme, pasi 73-vjeçari Hoxha vërtet mund ta ketë ngacmuar seksualisht të miturën, por duhet parë se kush e ka lënë vërtet shtatzënë atë. Vajzën e ngacmonin të gjithë djemtë e fshatit. Ramizi ishte një njeri i nderuar dhe i respektuar në fshat. Vërtet ai jetonte i vetëm pas vdekjes së gruas, por një veprim i tillë na ka habitur pa masë”, pohojnë banorët e Bitajt në komunën Kosovë. E ndërsa pistat e hetimit janë të shumta, burime jozyrtare brenda komisariatit të Lushnjës pohojnë se, tashmë po punohet në një tjetër fushë: se vajza mund të jetë mësuar nga dikush tjetër për të thënë emrin e 73-vjeçarit si “babanë e fëmijës”. Ky fakt mbështetet më shumë edhe në atë çka kanë pohuar fqinjë të familjeve në fjalë, të cilët disa herë kanë theksuar se djem të moshave të ndryshme e ngacmonin vajzën, madje ka dyshime se të tjerë mund të kenë kryer marrëdhënie me të.