E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH hedh në treg kartmonedhën e prterjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007

Banka e Shqipërisë, duke filluar nga data 15 maj 2009, do të hedhë në treg kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007, që do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim. Sipas ekspertëve bankarë, vendimi i miratuar nga BSH-ja në vitin 2006 për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe është në përputhje me programet e mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 5000 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht, do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara, duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Kartëmonedha e re e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i mëparshëm, ajo do të ketë përforcime të disa elementeve të sigurisë si dhe përmirësime të qëndrueshmërisë ndaj dëmtimit. Në kartëmonedhën e re ndryshojnë: firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe e Drejtorit të Emisionit; viti në trupin e saj do të jetë 2007; përmirësohet pamja e pullës holografike; rritet gjerësia e fillit të sigurisë; relievi i kartëmonedhës është më i ndjeshëm në prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave; si dhe kartëmonedha është llakuar për ta mbrojtur nga lagështia dhe do të ketë elementin e qosheve të përforcuara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›