E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti i shtetit akordon 13 milion lekë për rikonstruksionin e kopshtiti të fëmijëve në Peqin

Me një fond prej 13 milion lekësh nga buxheti i shtetit ka nisur rikonstruksioni i kopshtit në qytetin e Peqinit, një institucion që frekuentohet nga të paktën 100 fëmijë. Kryetari i bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushaj tha se “me këtë fond do të rikonstruktohen ambientet e brendshme si dhe do të instalohet sistemi i ngrohjes. Pjesë e projektit është dhe rehabilitimi i fasadës së godinës". Sipas Rrushaj, investimi ishte i domosdoshëm për shkak të mungesës së kushteve për rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijëve. Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit qershor dhe siç shprehet kryebashkiaku shumë shpejt në dispozicion të fëmijëve do të ketë mjedise argëtuese, sistem ngrohjeje, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›