E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Padi në Prokurori ndaj akuzave të mjera, që lëshon shtypi i Ramës

Ish-ministri i drejtësisë, Aldo Bumci, i akuzuar shpesh ditët e fundit nga opozita dhe media pranë saj, si të implikuar në çështjet që kanë të bëjnë me Gërdecin, ka reaguar sot ashpër, duke i cilësuar si shpifje dhe akuza të pa denja. Sipas tij, në kohën kur ka qenë ministër nuk ka patur asnje kontakt me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha ndërsa thekson se shkrimi i vendosur ne dokumente nuk është i tiji dhe se kjo gjë mund te vërtetohet shume thjesht. "Nesër do të dorëzoj padi penale ne Prokurori për dëshmi te rreme. Unë i kam shërbyer vetëm ligjit dhe jo interesave private", u shpreh ish-ministri. Deputeti Aldo Bumçi akuzoi opozitën se fshihet pas lajmeve të botuara në shtyp. “Kjo tregon mjerimin e opozitës që kur ne flasim për ekonominë, opozita diskuton Gërdecin me fakte e dëshmi të rreme”.


Ja edhe deklarata e plotë e zëdhënësit të Grupit Parlamentar të PD-së


Jam këtu për të rideklaruar qëndrimin tim në lidhje me shkresën në fjalë. Gjatë kohës që kam shërbyer si Ministër i Drejtësisë kam mbajtur vetëm marrëdhënie institucionale dhe në asnjë rast nuk kam komunikuar, nuk jam konsultuar me persona privat, përfshirë këtu  dhe z. Shkëlzen Berisha, as vetë personalisht dhe as nëpërmjet vartësve të mi. I qëndroj kësaj deklarate me të gjithë përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore.
Këtë deklaratë e bazoj në fakte, më poshtë do të radhis disa prej tyre. 1.Mendimi ligjor i dhënë nga Ministria e Drejtësisë për nismën e marrë nga Ministria e Mbrojtjes ka qenë i saktë si në rastin e projektvendimit të parë për të cilin Ministria e Drejtësisë kishte vërejte, dhe që nuk kaloi në mbledhjen e qeverisë. Ne nismen e dytë të ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtes, ishin marrë parasysh vërejtjet e bëra dhe ishte në përputhje me ligjin. Të dy projektvendimet mund të krahasohen për të parë ndryshimet. 2. Mendimi ligjor i dhënë nga Ministria e Drejtësisë është dërguar në Ministrinë e Mbrojtes që në datë 9 Mars me postë si dhe me faks me dtë 12 Mars. Pra ky opinion ligjor ekzistonte i protokolluar në Ministrinë e Mbrojtjes përpara shkresës së dates 13 Mars. Cfarë tregon shumë qartë se e ashtuquajtura tezë e konsultimit dhe informimit që unë po i bëja z. Shkëlzen Berisha nuk qëndron sepse opinioni ynë ligjor ishte dërguar më parë. 3. Shënimi në shkresë nuk është shkrimi im. Kjo është dicka lehtësisht e verifikueshme nga kushdo, shënimet e mia gjenden në qindra shkresa të Ministrisë. Dhe kjo nuk është një cështje opinioni por cështje fakti. Sot është e martë, dhe nuk bëhet dot e dielë. E njëjta gjë vlen dhe për shkrimin. 4. Përmbajtja e opinionit të dytë ligjor, mbasi vërejtjeve e bëra herën e parë u morën parasysh, është e thjeshtë, shprehemi dakord. Dhe një fëmijë e kupton se nëse unë do të doja të komunikoja me z. Shkëlzen Berisha nuk kisha nevojë për t'i dërguar një faks për t'i thënë që jemi daklort dhe nuk kemi vërejtje. Kjo gje mund të komunikohet në shumë mënyra.
E gjithë kjo është një histori e shëmtuar, çfarë tregon mjerimin e opozitës. A keni dëgjuar opozitën të flasë për dicka tjetër përvec Gërdecit? Ne flasim për ekonominë, ata thonë Gërdeci; ne flasim për integrimin europian ata thonë Gërdeci. Mesazhi i tyre për shqiptarët është Gërdeci. Nuk kanë asgjë tjetër për të thënë dhe janë të gatshëm për të bërë gjithcka, fabrikime faktesh, dëshmi të rreme, gjithcka. Si rrjedhim përvec kësaj dalje publike unë do të ngre padi penale për dëshmi të rreme. Ashtu si e gjithë kjo histori kjo është një dëshmi e rreme, për të cilën unë do të bëj kallzim penal për dëshmi të rreme.
E dyta, i kërkoj Organit të Akuzës të sqarojë publikun shqiptar se pse nuk kanë filluar një padi penale për dëshminë e rreme. Prokuroria ka gati një vit që është në dijeni të kësaj dëshmie, atëherë pse nuk ka vepruar? Kujt i intereson kjo sjellje? Nëse sot do të kishim një përgjigjhe kjo tymnajë nuk do të vazhdonte më. Prokuroria ka hetuar për një vit, duhet të japë një shpjegim publik për këtë çështje.
Gjatë kohës që kam shërbyer si ministër drejtësie, në asnjë ditë, në asnjë orë ose shkresë nuk i kam shërbyer interesit privat por vetëm atij publik.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›