E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH hedh sot në qarkullim kartëmondedhën e re 200 Lekë

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se vendimi për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe ka si qëllim modernizimin e kartëmonedhës së prerjes 200 Lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren sot në këtë fushë.

Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Gradualisht, do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Kartëmonedha e re, e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 200 Lekë, emetim i vitit 2001

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›