Shkup: "Jo mësimit në shqip"; paralajmërohen protetesta
Prindërit shqiptarë janë anashkaluar nga krerët e lartë të Ministrisë së Arsimit, duke përfshirë edhe zëvendësministren Luljeta Qazimi.
Përfaqësuesi i këshillit të prindërve, Enver Miftari ka deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të radikalizohen protestat e tyre, pas anashkalimit të tyre nga ana e institucioneve shtetërore.
Këshilli i prindërve shqiptarë ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve para ministrisë së arsimit.
“Kërkojmë që të ndërhyhet sa më shpejt në zgjidhjen e këtij problemi, sepse përndryshe do të dalë situata jashtë kontrollit”, ka theksuar përfaqësuesi i këshillit të prindërve, Enver Miftari.
Prindërit shqiptarë kërkojnë që të gjithë 270 nxënësit që kanë aplikuar të regjistrohen në drejtimin e mjekësisë, ndërsa ministria ka shpallur konkurs vetëm për 170 nxënës në pesë paralele. Edhe ministri i ri i Arsimit ka bërë të ditur se nuk do të zgjerojë numrin e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Nga partia shqiptare në pushtet BDI nuk kanë dhënë komente lidhur me këto zhvillime në arsimin e mesëm në Shkup.
Start/ina