Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin
20/07/2009 Mosrealizimi i të ardhurave
Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu sqaron se problemin më të madh në buxhet e kanë krijuar të ardhurat e munguara nga doganat. Investimet në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse jemi në një moment krize, do të vijojnë të jenë të larta. Mbledhja e të ardhurave gjatë gjysmës së parë të vitit ka rezultuar me njeh deficit prej 6 miliardë lekësh. “Po bëjmë rishikim tërësor të buxhetit. Duam që të ardhurat nga privatizimet strategjike t’i përdorim për ato qëllime që janë parashikuar në buxhet dhe jo për të kompensuar mosrealizimin e të ardhurave. Ky mosrealizim përfaqëson një rrezik real dhe kryesisht shkaktohet nga rënia e importeve. Po e shikojmë me shqetësim këtë gjë dhe del që efekti më i madh është rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar”, - thotë Shehu. Sipas numrit 2 të Ministrisë së Financave, ritmi i investimeve për 6 mujorin e dytë nuk do të ulet. “Do të shikojmë mundësinë e kursimit për të kompensuar mosrealizimin. E para duke realizuar programin e të ardhurave dhe e dyta duke mosshpenzuar. Në 50 për qind të periudhës kemi harxhuar 46 për qind të buxhetit. Kjo tregon se gjashtëmujori i dytë nuk do të jetë i vdekur, por do të ketë shpenzime normale”, - tha Shehu.