E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH-ja hedh në shitje 6.2 miliardë lekë bono thesari



Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përfunduar dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3-mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është 6.2 miliardë lekë. Për bonot me maturim 3-mujor nga 15 kërkesat konkurruese të paraqitura, u pranuan 11 prej tyre. U kërkuan për shitje bono me vlerë 7.428.400.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 6.200.000.000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 6.25 për qind, yield-i minimal i pranuar është 6.1 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 6.15 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 6.17 për qind. Këto bono maturohen më 06.11.2008.

Shkurt////////////////////////////////
Mosrealizimi i detyrës, shkarkohet drejtori i OSSH-së në Gjirokastër

Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi, ka shkarkuar për mosrealizim të detyrave drejtuesin e këtij sektori në Gjirokastër pas analizës së punës për 7-mujorin e këtij viti. Burime zyrtare të OSSH-së bënë të ditur se mosrealizimet e objektivave për këtë rajon lidhen me rënie të nivelit të arkëtimeve nga konsumatorët familjarë dhe privatë, si dhe rritje të nivelit të humbjeve të energjisë. OSSH-ja ka nisur këtë javë analizën e punës në zonat rajonale të Shpërndarjes së energjisë, ku për shkak të mosrealizimit të objektivave në Vlorë dhe Tiranë, janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e tyre. Ndërkohë, analiza do të vijojë me rajonin e Korçës.
Në 3-mujorin e dytë, prill-qershor 2008, niveli i humbjeve të energjisë elektrike u ul me 4.89 për qind, bënë të ditur burimet zyrtare të OSSH-së. Në muajin prill ky nivel në total ishte 34.39 për qind, ndërsa në fund të muajit qershor arriti në 29.5 për qind. Brenda 3 muajve, niveli i humbjeve ka pësuar një ulje ritmike, dhe sipas burimeve të OSSH-së, kjo flet për përmirësim të vazhdueshëm të punës në kompani, për të ulur nivelin e humbjeve dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›