Rikthimi pa lavdi i të larguarve nga PD-ja
Shumë anëtarë me peshë janë rikthyer në PD, por tashmë pa poste. Rikthimi në parti tashmë shihet si pranim i mendimit ndryshe
Eljona Ballhysa
Vitet e pluralizmit kanë nxjerrë nën pah një fenomen interesant në gjirin e Partisë Demokratike. Shumë anëtarë me peshë të kësaj partie, të cilët ndër vite janë larguar bujshëm nga kjo parti, së fundi janë rikthyer sërish në “shtëpinë” e madhe blu. Por shumica e tyre, që më parë janë cilësuar si figura kryesore për partinë, tashmë shihen si figura pa poste, ose në rastin më të mirë me poste periferike.
Largimi
Historia e largimeve nga Partia Demokratike fillon që herët, pikërisht në vjeshtë të vitit 1992. Në këtë periudhe PD-së iu shkëput një grup jo i vogël anëtarësh, të cilët u cilësuan si grupi i mocionistëve. Në këtë grup bënin pjesë figurat e njohura të kohës, Arben Imami, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Demeti, Preç Zogaj e Perikli Teta, një pjesë e të cilëve krijuan Partinë Aleanca Demokratike.
Në atë kohë PD-ja ishte një parti e re, e sapokrijuar dhe rrjedhja e anëtarëve nuk u përjetua lehtësisht. Ndërsa të larguarit nga ana e tyre u justifikuan me mungesën e lirive brenda PD-së, mospranimin e mendimit ndryshe dhe mungesën e konkurrencës së lirë. Vetëm pak vite më vonë nga Partia Demokratike vendosin të largohen dy figura të tjera të rëndësishme, si Genc Ruli e Dashamir Shehi, si dhe disa figura minorene. Por në vitin 1999 ndodh rrjedhja e dytë e rëndësishme nga PD-ja. Këtë vit nga PD-ja vendosin të largohen anëtarët e Lëvizjes Reformatore brenda partisë, lëvizje kjo që u drejtua nga Genc Pollo. Kështu, nga PD-ju u larguan Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka, Jak Ndokaj, Leonard Demi, Ilir Berzani, Sajmir Curri, të cilët krijuan Partinë Demokrate të Re. Edhe ky grup e arsyetoi largimin me mungesën e konkurrencës së ndershme brenda partisë.
Rikthimi
Vitet e fundit duket qartë se një pjesë e mirë figurave të larguara nga PD-ja janë rikthyer sërish në parti. Vala e bujshme e rikthimeve u vu re para zgjedhjeve parlamentare të 2005-s, veçanërisht me krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave, si një strukture e re që solli pranë PD-së intelektualë të rinj, por dhe figura me kontribute në historinë e partisë. Në këtë periudhë PD-së iu afruan Arben Imami, Preç Zogaj, Genc Ruli, Ferdinand Xhaferaj dhe Leonard Demi. Por ajo që u vu re është fakti se këta mbeten figura që nuk përfaqësohen në strukturat e larta drejtuese të PD-së. Përjashto Genc Rulin, i cili është anëtar i Kryesisë së partisë, të tjerët janë thjesht anëtarë të Grupit Parlamentar, ndërsa Arben Imami aktualisht mban postin e drejtorit të Kabinetit të kryeministrit, i cili më së shumti është post administrativ, sesa politik. Megjithatë, vetëm pak muaj më parë Imami shprehu hapur ambiciet e tij për të garuar për postin e sekretarit të Përgjithshëm në PD, në vend të Ridvan Bodes. Por debati për ndryshimin e sekretarit të Përgjithshëm u mbyll përnjëherësh, ndërkohë që nuk flitet për ndonjë largim të mundshëm të Bodes. Ditët e fundit janë shtuar deklaratat publike veçanërisht nga Partia Demokrate e re për një bashkim të mundshëm me PD-në. Pra vihet re përpjekja e rikthimit në parti të Genc Pollos dhe Tritan Shehu, të cilët më parë kanë mbajtur postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike. Tritan Shehu e shikon bashkimin me PD-në si zhvillim të klasës politike shqiptare, pasi tashmë, sipas tij, pranohet mendimi ndryshe brenda partisë. Megjithëse Shehu shpreson se bashkimi i PDR-së me PD-në do të sjellë poste të rëndësishme dhe për të sapoardhurit, kjo duket larg të qenit e vërtetë. Qëndrestarët në PD duket se nuk do t’i lëshojnë kollaj karriget e tyre.
7 Gusht 2008