E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave manipulon të dhënat e analizës së FMN-së



Ministria e Financave shqiptare ka preferuar që në vend të reagimit për kritikat e bëra dy ditë më parë nga një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ti “mbivendosë” rezultat e saj mbi ato të ndërkombëtarëve. Sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, në lidhje me analizën më të fundit të FMN-së, thuhet se “ekonomia shqiptare ka shënuar progres sidomos në dy vitet e fundit, ku klima e bizneseve është përmirësuar ndjeshëm dhe është rritur numri i tyre. Edhe të ardhurat nga ky sektor në buxhetin e shtetit janë shtuar”. Por në fakt në rezultatet origjinale që analiza më e fundit e FMN-së jepte për ekonominë shqiptare dhe klimën e biznesit, Shqipëria renditej e fundit në rajon. Sipas analizës në fjalë, “vendi ndeshet me sfida ekonomike serioze pavarësisht nga progresi që ka bërë vitet e fundit”. Deklarata e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ka deklaruar edhe më parë se ekonomia shqiptare ndeshet ende me vështirësi në sektorin elektroenergjetik dhe burokracitë në administratë janë majft realiste. Sipas FMN-së, “vështirësi të shumta hasen edhe në klimën e biznesit, të cilat çdo ditë e më shumë po e ndiejnë situatën e vështirë të rënies ekonomike”. Megjithatë FMN-ja vë në dukje se perspektiva e ardhme e vendit është e mirë. Në analizën e FMN-së, e cila citohet nga agjencia “Rojters”, flitet për ecuri dhe probleme të ekonomisë shqiptare në ditët e sotme. “Debatet politike janë ndezur në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”,- thuhet në analizën e FMN-së dhe kjo mund të bëjë më të vështirë vazhdimin e politikave ekonomike potencialisht jopopullore. Ndërsa nuk duhen anashkaluar edhe rreziqet. Nga ana tjetër, FMN-ë pranon se ekonomia e vendit po ecën me ritme të mira dhe të kënaqshëm. Sipas tyre inflacioni është nën kontroll dhe ekziston stabiliteti në politikën e jashtme.

7 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›