E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH-ja hodhi në treg 11.8 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përfunduar ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3, 6 dhe 12-mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është 11.8 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12-mujor u paraqitën 26 kërkesa konkurruese, prej të cilave u pranuan 25. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6,072,140,000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 5,719,300,000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 8.11 për qind, yield-i minimal i pranuar është 7.50 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 7.93 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 7.94 për qind. Këto bono maturohen më 12.02.2009. Për bonot me maturim gjashtëmujor u pranuan të 13 kërkesat konkurruese të paraqitura, dhe vlera e shitur shënoi 3,800,000,000 lekë nga 4,440,050,000 lekë që u kërkua. Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 7.35 për qind, yield-i minimal është 6.94 për qind, ai mesatar i thjeshtë është 7.23 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 7.51 për qind. Këto bono do të maturohen në 12.08.2008.
Për bono me maturim 3-mujor, u shit e gjithë vlera e kërkuar në shumën 2,280,700,000 lekë, ndërkohë që u pranuan të 5 kërkesat e paraqitura. Këto bono do të maturohen në 12.05.2008. Yield-i maksimal i pranuar është 6.27 për qind, yield-i minimal i pranuar është 6.23 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 6.26 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 6.25 për qind.

Kursi i këmbimit për valutat i Bankës së Shqipërisë

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 84.05 -0.06
EURO EUR 123.03 -0.36
Paundi Britanik GBP 164.01 -0.92
Franga zvicerane CHF 76.31 -0.55
Jeni japonez (100) JPY 77.68 -0.26
Dollari australian AUD 76.56 +0.16
Dollari kanadez CAD 83.25 -1.29
Korona suedeze SEK 13.24 0.00
Korona norvegjeze NOK 15.58 -0.01
Korona daneze DKK 16.50 -0.07
SDR SDR 132.90 +0.12
Ari(OZ 1) XAU 76186.79 -292.16
Argjend(OZ 1) XAG 1436.33 -22.09

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›