E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH-ja rishikon rrezikun e ekspozimit të bankave private



Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rimarrë në shqyrtim edhe një herë rreziqet që po i paraqiten sistemit bankar në vend, sidomos gjatë muajve të parë të këtij viti. Shtimi i presioneve inflacioniste, si dhe rreziqet që paraqiten në sistemin e kredive dhe depozitave bankare, Banka Qendrore është duke analizuar dhe do të paraqesë situatën e muajve të fillim vitit 2008. Në mbledhjen radhës të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, që do të mbahet më datë 30 mars në selinë e Bankës Qendrore, pika më e rëndësishme e diskutimit në rendin e ditës pritet të jetë projekt-rregullorja “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave”. Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se ndër temat e tjera që do të diskutohen do të jenë: informacioni mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare dhe marrja e vendimit të politikës monetare. Projekti “Për sistemimin e veprimeve për marrjen në pronësi të sasisë së arit dhe metaleve të çmuara nga Banka e Shqipërisë” në zbatim të Ligjit Nr. 9862 datë 24.01.2008 “Për kalimin e të drejtës së pronësisë së arit dhe të metaleve të tjera të çmuara nga Këshilli i Ministrave në Bankën e Shqipërisë”. Informacioni për pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të viti 2008. Informacioni për realizimin e buxhetit dhe investimeve të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2008. Si dhe informacioni mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2008.

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›