BSH javën e ardhshme miraton strategjinë e mbikqyrjes afatmesme të bankave

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) pritet të miratojë javën e ardhshme strategjinë e zhvillimit të mbikëqyrjes bankare për periudhën afatmesme. Banka e Shqipërisë, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot se gjatë kësaj mbledhje Këshilli Mbikëqyrës do të marrë në shqyrtim edhe projektet "Për disa ndryshime në strukturën organizative të Bankës së Shqipërisë", dhe "Për procedurën e transferimit të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë nga godina qëndrore në disa ambjente të tjera". Banka e Shqipërisë pak muaj më për publikoi strategjinë afatmesme të zhvillimit për periudhën 2009-2011, sipas së cilës gjithë energjitë do të përqëndrohen për të ideuar dhe zbatuar politika monetare që sigurojnë stabilitetin e çmimeve dhe besimin mbi paranë vendase, por edhe efektivitetin e sistemit bankar në Shqipëri. Kjo strategji synon garantimin e furnizimit me monedha e kartmonedha të cilësisë të lartë të ekonomisë, administrimin në mënyrë efektive dhe transparente të gjithë veprimtarisë financiare të institucionit si dhe realizimin e objektivave të Bankës, nëpërmjet një procesi llogaridhënieje të hapur për publikun. Ndërkohë që mbikqyrja e zhvillimit të sistemit bankar mbetet një nga prioritet e bankës Qendrore të Shqipërisë.
...