Rriten të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

Të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në 7 muajt e parë të vitit arritën në 29.9 miliardë lekë, duke realizuar planin e periudhës në masën 95.4 %, dhe me një rritje prej 11.68 përqind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, ky grup të ardhurash përbën rreth 19 përqind të të ardhurave tatimore gjithsej për shtatëmujorin dhe kontributi në rritjen e të ardhurave tatimore është 30 përqind me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga sigurimet shoqërore janë mbledhur 26.7 miliardë lekë, ndërsa nga sigurimet shëndetësore janë mbledhur 3.2 miliardë lekë. Rreth 62.96 miliardë lekë u mblodhën nga administrata tatimore gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, duke rezultuar në masën me një realizim në masën 101.4 për qind, ose nga 61.97 miliardë të parashikuara për periudhën. Ecurinë më të mirë në këtë grup e ka tatimi mbi të ardhurat personale, që ka tejkaluar ndjeshëm planin, sikurse tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksat nacionale, që rezultojnë sipas pritshmërisë për këtë periudhë.
...