BSH kërkon "fajtorin" për deficitin korrent
Banka e Shqipërisë mori në analizë gjatë kohëve të fundit një teori të njohur ndërkombëtare mbi lidhjen e deficitit të llogarisë korrente me deficitin buxhetor dhe doli në përfundimin se gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka qenë përgjegjëse për këtë fenomen. Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë thotë se rritja e deficitit të buxhetit të shtetit gjatë dy viteve të fundit, duket se ka shtuar edhe importin e mallrave e shërbimeve, duke sjellë rritjen e deficitit të llogarisë korrente.
Llogaria korrente përbëhet nga volumi i hyrje-daljeve valutore në ekonomi, për mallra apo për shërbime. Një vend me deficit të lartë llogarie korrente, vuan herët a vonë nga zhvlerësimi i monedhës së vet, për shkak se daljet e tepërta të valutës për të blerë mallra apo shërbime, konsiderohen si borxhe për një ekonomi.
Gjatë vitit të kaluar, deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë u ngjit deri në 15 për qind të PBB-së, ndërsa deficiti i buxhetit të shtetit ishte rreth 6 për qind. Këtë vit, deficiti i llogarisë u rrit në 16.6 për qind, ndërsa deficiti i buxhetit u rrit në 6.2 për qind.
Deficiti i llogarisë korrente ka vijuar të rritet gjatë muajve të fundit, pavarësisht se shpresat qenë për zvogëlim të tij si pasojë e krizës botërore. Gjatë tremujorit të parë, deficiti i llogarisë korrente kërceu në 16.6 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, nga rreth 15 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar. Shpresohej se rënia e çmimeve të mallrave të rëndësishme të importit në tregun ndërkombëtar do të ndihmonte në zvogëlimin e deficitit, por kjo gjë nuk ndodhi.
Për të kuptuar se pse deficiti nuk po zvogëlohet, Banka e Shqipërisë e analizoi situatën sipas teorisë së "deficiteve binjake", një teori e krijuar në vitin 1980 nga dy ekonomistë amerikanë, të cilët dolën në konkluzionin se deficiti buxhetor i SHBA-ve shkaktonte deficit të llogarisë korrente dhe se në fund, gjithçka përkthehej në zhvlerësim të monedhës.
Banka e Shqipërisë thotë se ka analizuar vendet e BE-së dhe ato të rajonit tonë dhe ka dalë në konkluzionin se teoria ka rezultuar e vërtetë në disa raste dhe e gabuar në disa të tjera. Por sipas saj, në rastin e Shqipërisë, teoria është vërtetuar tërësisht.
"Nga një vështrim krahasues me vendet e rajonit rezulton se thellimi i njëkohshëm i deficitit buxhetor dhe atij të llogarisë korrente, sidomos gjatë dy viteve të fundit, e rendit Shqipërinë përkrah vendeve ku kjo hipotezë gjen mbështetje", thotë Banka e Shqipërisë në konkluzionet e studimit.
"Vërtetimi i kësaj lidhjeje në periudhën afatgjatë do të kërkonte
korrektimin fiskal dhe korrektim të deficitit korrent. Ky i fundit do të kishte implikime mbi ecurinë e kursit të këmbimit në periudhën afatshkurtër", thotë më tej Banka e Shqipërisë.
Qeveria shqiptare ka mbajtur një deficit shumë të lartë që nga viti 2007 dhe po ecën drejt mbylljes së një viti tjetër me deficit të stërmadh buxhetor, gjë që po rrezikon seriozisht stabilitetin makroekonomik të vendit.