Pranohen studentët e huaj edhe me leje qëndrimi të skaduar
Personat në pritje të ripërtëritjes së lejes së qëndrimit gëzojnë të gjitha të drejtat, sikurse ata me një dokument të tillë të vlefshëm në shtetin fqinj Itali. Por për këtë duket se jo të gjitha institucionet publike italianë janë të informuara. Sipas një note të lëshuar nga Ministria e Brendshme e këtij vendi për universitetet, këto institucione ende janë në mëdyshje "mbi mundësinë e lejimit të regjistrimit të shtetasve të huaj, që mbajnë një leje qëndrimi të ndryshme nga ajo për motive studimi, në fazë ripërtëritjeje". Ministria e Brendshme pohoi: Po, në universitete mund të regjistrohen edhe ata që kanë dëftesën për paraqitjen e kërkesës për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, apo të quajtur ndryshe "cedolino". Nga kjo lehtësi pritet të përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm fëmijësh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.
Një e drejtë e tillë parashikohet në direktivën "fusha e së drejtës së të huajit në praktikat e ripërtëritjes së lejes së qëndrimit". Atje thuhet se "emigrantët që kanë paraqitur kërkesë për ripërtëritjen e titullit të qëndrimit, para përfundimit të vlefshmërisë së saj apo brenda 60 ditëve pasuese nga ky përfundim, mund të gëzojnë po ato të drejta që lidhen me titullin e mësipërm, me kusht që të vërtetohet plotshmëria e dokumentacionit të kërkuar për këtë ripërtëritje dhe që të jetë lëshuar dëftesa përkatëse".
Ky sqarim natyrshëm u përket të huajve që tashmë janë në Itali. Pasi për ata shtetas të huaj, që ende ndodhen jashtë saj apo në vendet e origjinës, parashikohet një procedurë më e gjatë dhe më e ndërlikuar që të mundin të vijnë në Itali rregullisht për të ndjekur kurset universitare. Mbi 2500 të rinj shqiptarë çdo vit preferojnë të studiojnë në universitetet italiane.