Kriza ekonomike mbyll 1900 vende pune
Në Shqipëri janë mbyllur zyrtarisht 1900 vende pune gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pavarësisht se qeveria propagandon rritje ekonomike të fortë. Statistikat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të cilat pasqyrojnë numrin e të punësuarve që paguajë sigurime shoqërore, flasin për 1900 vende pune të mbyllura në sektorin jobujqësor. Megjithëse Shqipëria ka një ekonomi që nuk prodhon shumë vende pune, të paktën në sektorin privat nuk ka ndodhur pothuajse asnjëherë më parë që numri i vendeve të punës të pakësohej, siç ndodhi në tremujorin e parë të këtij viti.
Kompanitë e biznesit kanë raportuar për një "studim sekret" të organizuar nga qeveria gjatë muajve shkurt e mars të këtij viti, ku numri i vendeve të punës të mbyllua është shumë më i madh nga ai që raportohet në statistikat zyrtare. Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, të cilët punësojnë 60 deri në 100 mijë vetë, kanë raportuar për mbyllje të dhjetë mijë vendeve të punës.
Rritja e papunësisë vlerësohet se është më e madhe sesa ajo që paraqitet në statistikat zyrtare, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve është në të zezë ose në zonën gri, (punësohet si punëtorë me kohë të pjesshme).
Qeveria nuk ka pranuar në asnjë çast se në vend ka rënie të punësimit. Përkundrazi, ka deklaruar se Shqipëria nuk përballet aktualisht me asnjë problem serioz.
Shumë vende pune në Shqipëri dolën të tepërta si pasojë e krizës botërore. Rënia e kërkesës për eksportet shqiptare të veshjeve, këpucëve dhe mineraleve, nxori të papunë mijëra vetë.
Ulet papunësia
Pavarësisht 1900 vendeve të punës të humbura, treguesi i papunësisë nuk ka njohur rritje, siç duhej të ndodhte normalisht. Përkundrazi, Ministria e Punës raporton për ulje të numrit të të papunëve me 318 vetë gjatë së njëjtës periudhë. Numri i të papunëve në Shqipëri zyrtarisht përbëhet nga njerëzit që regjistrohen si të tillë pranë zyrave të punës. Një regjistrim i tillë kryhet zakonisht për të përfituar pagesë papunësie apo ndihmë ekonomike. Pjesa tjetër e të papunëve nuk rezulton gjëkundi. Ata klasifikohen si "të papunë të pashpresë" dhe vlerësohet se janë rreth gjysmë milioni shqiptarë. Nga 140 mijë vetë që deklarohen të papunë zyrtarisht, rreth 11 mijë janë "fatlumët" që marrin pagesë papunësie. Kjo pagesë është mesatarisht 7500 lekë në muaj.
Të punësuarit
Shqipëria ka gjithsej 400 mijë vetë që kanë një punë të rregullt dhe marrin një pagë çdo muaj, në një popullatë prej 1.6 milionë maxhorenësh. Nga këta, rreth 164 mijë vetë punojnë në administratën shtetërore apo në kompanitë nën pronësi publike dhe vetëm 237 mijë vetë e nxjerrin jetesën në sektorin privat. Që nga viti 2001, sektori privat jobujqësor ka hapur 34 mijë vende pune, ndërkohë që sektori shtetëror ka mbyllur 25 mijë vende pune. Në total, shqiptarët e aftë për punë janë shtuar me 45 mijë gjatë këtyre tetë viteve, por vetëm 9 mijë prej tyre kanë gjetur një vend pune në Shqipëri.
Zyrtarisht vendi ynë nuk ka papunësi në fshat, për shkak se të gjithë njerëzit e aftë për punë që jetojnë në zonat rurale klasifikohen si "të vetëpunësuar në bujqësi" dhe ky klasifikim nuk merr parasysh se sa tokë kanë në dispozicion për të punuar apo nëse prodhon kjo tokë mjaftueshëm për të garantuar një jetesë minimale. Rreth 570 mijë shqiptarë hyjnë në këtë kategori.
Vendet e punës në sektorin jobujqësor janë ilaçi kryesor kundër varfërisë. Sipas statistikave, në ato qytete ku ka një numër më të vogël të të punësuarve në shtet apo në aktivitet privat, ka edhe nivel stratosferik papunësie. Kështu, në rrethe si Berati apo Dibra, ku më pak se 25 për qind e të punësuarve i përkasin sektorit jobujqësor, niveli i varfërisë është më i larti në të gjithë territorin e vendit.