BSH ndalon bankat të shpërndajnë fitimet
Banka e Shqipërisë ka ndaluar bankat e nivelit të dytë, si dhe degët e bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri të shpërndajnë divident apo të transferojnë fitimet e realizuara gjatë vitit të kaluar, si dhe fitimet që priten të realizohen këtë vit, si një masë për shëndoshjen e kapitalit aksioner. Vendimi pezullon të drejtën e aksionerëve për të tërhequr fitimet që realizojnë bankat për një afat "të pacaktuar", shkruhet në vendimin numër 28 të datës 25 mars 2008.
Banka e Shqipërisë e mori një vendim të tillë në kushtet kur pasiguria në shkallë botërore mund të japë pasoja të papëlqyeshme për tregun bankar shqiptar. Sistemi bankar realizoi fitime prej 11.2 miliardë lekësh, (rreth 94 milionë euro) gjatë vitit të kaluar. Viti 2008 ishte më fitimprurësi për sistemin bankar në historinë e vendit. Gjatë vitit 2007, fitimet e sistemit bankar qenë 10.5 miliardë lekë, (rreth 85 milionë euro).
Ndalimi i shpërndarjes së fitimeve nga ana e Bankës së Shqipërisë vlerësohet si një masë që synon t‘i paraprijë një situate të papëlqyeshme dhe prek para së gjithash, bankat e mëdha. Gjatë viteve të fundit, politika kryesore e Bankës së Shqipërisë ishte përqendruar në rritjen e kapitalit aksioner të bankave që veprojnë në vend. Si pasojë, sot sistemi bankar shqiptar është më i mirëkapitalizuari në kontinentin evropian.
Megjithatë, si pasojë e rritjes së kostos së depozitave, si dhe rritjes së kredive të këqija, vlerësohet se sistemi bankar nuk do të jetë më aq fitimprurës sa ishte gjatë viteve të fundit.