Korçë, vritet për xhelozi 25-vjeçari
Ka përfunduar e përgjakur një festë të rinjsh në afërsi të konviktit të studentëve në Korçë. Një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ndërkohë që dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ky ka qenë bilanci i një sherri mes dy grupeve të rinjsh nga qyteti juglindor, i nisur për motive të dobëta. Mësohet se viktima është 25-vjeçari Elis Spaho, ndërkohë që të plagosurit janë shokët e tij, Klodian Hoxha dhe Leonard Ballco.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i krimit është 30-vjeçari Erjon Pepellashi, edhe ky banor i qytetit të Korçës. Ai është ndaluar dje rreth orës 17.30 nga patrulla e policisë vetëm pasditen e djeshme, duke lëvizur me makinë.
Skena e krimit është zhvilluar në oborrin e konvikteve të Universitetit "Fan Noli", i cili dje rreth orës 01.00 të mëngjesit është kthyer në një arenë grushtesh dhe gjakderdhje mes të rinjsh korçarë.
Mësohet se Elis Spaho kishte shkuar me disa shokë të tij për t‘iu bashkuar disa shokëve në festën e organizuar në lokalin e qendrës së trajtimit të studentëve "Studenti Club". Burime zyrtare nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se 25-vjeçari gjatë darkës është grindur me vrasësin, për shkak të një vajze që ishte e pranishme në festë. Sipas dëshmitarëve okularë, të rinjtë, pasi kanë shkëmbyer sharje dhe kërcënime brenda në lokal, kanë dalë jashtë për "t‘u sqaruar".
Pas tyre kanë rendur edhe shokët e të dyve për të shmangur sherrin, por sapo kanë dalë jashtë lokalit kanë nisur grushtet dhe goditjet e ndërsjella mes dy grupeve rivale të të rinjve. Në një moment, 30-vjeçari nuk ka mundur t‘i përballojë më goditjet dhe është rikthyer në lokal, ka rrëmbyer një thikë dhe ka dalë jashtë duke goditur me të 25-vjeçarin Spaho.
Më pas ai është larguar me vrap, duke e lënë atë të përgjakur. Elis Spaho është goditur një herë me thikë, tehu i së cilës i ka shkaktuar një plagë të madhe në afërsi të zemrës. Të rinjtë e tjerë, që kanë parë gjithë skenën, kanë dërguar Spahon me urgjencë për në spitalin e qytetit.
Ai është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve, por me gjithë përpjekjet e tyre, goditja ka qenë fatale për të dhe ai ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pasi ka mbërritur në spital. Ndërkohë, bashkë me Spahon janë dërguar për në spital edhe dy shokët e tij, Klodian Hoxha dhe Leonard Ballco, të cilët mësohet se kanë pësuar shembje nga grushtet dhe mjetet rrethanore me të cilat janë goditur, por nuk shfaqin probleme serioze për jetën.
Ndërkohë, policia pasi ka mbledhur dëshmitë e para të të plagosurve dhe dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes dhe rreth orës 18.00 të ditës së djeshme ka arritur ta vërë atë në pranga. 30-vjeçari Pepellashi do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje.