Bonot e shtrenjta, rriten shpenzimet e qeverisë
Interesat e bonove të thesarit mbetën të pandryshuara në ankandin e fundit, si pasojë e blerjeve të drejtpërdrejta nga Banka e Shqipërisë. Bonot me afat 12-mujor u shitën për interes mesatar të ponderuar prej 9.13 për qind, i pandryshuar në krahasim me ankandin paraardhës. Një muaj më parë, bonot 12-mujore patën interes mesatar 9.00 për qind, ndërsa një vit më parë, interesi mesatar ishte 8.13 për qind.
Në ankandin e fundit, oferta për bono ishte më e lartë sesa kërkesa e qeverisë, gjë që ka ndodhur shumë rrallë gjatë muajve të fundit. Rritja e interesave të bonove i detyrohet rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh. Sipas Bankës së Shqipërisë, qeveria realizoi një deficit buxhetor prej 5.7 për qind të PBB-së gjatë vitit të kaluar dhe pritet që deficiti të jetë i lartë edhe këtë vit.
Kërkesa e qeverisë për para u kthye në shqetësim për Bankën e Shqipërisë. Në një deklaratë të ashpër të publikuar të mërkurën, BSH-ja deklaroi se qeveria duhet të mos e tejkalojë programin e deficitit buxhetor, si një mënyrë për të shmangur rritjen e interesave në tregun e bonove të thesarit.
Kosto të paparashikuara për buxhetin
Buxheti i shtetit do të detyrohet të paguajë së paku 35 milionë dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar, si pasojë e shtrenjtimit të bonove të thesarit gjatë muajve të fundit. Borxhi i qeverisë kushton sot mesatarisht 1 për qind më shumë sesa kushtonte vitin e kaluar dhe për pasojë, interesat për borxhin e brendshëm pritet të rriten me rreth 35 milionë dollarë. Borxhi i brendshëm i Shqipërisë është rreth 350 miliardë lekë (3.5 miliardë dollarë) dhe ka një afat maturimi mesatar prej 200 ditësh. Për pasojë, rifinancimi i borxhit do të kërkojë më shumë para nga buxheti. Rritja e shpenzimeve për borxhin publik nuk është parashikuar nga buxheti i këtij viti. Interesat e sotme të bonove të thesarit janë më të lartat e shënuara që nga viti 2003.
Banka e Shqipërisë uli në janar normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, gjë që teorikisht duhej të sillte edhe rënie të kostos së borxhit publik në të njëjtën masë. Por, ndryshe nga sa pritej, interesat vijuan të rriten.
Nevoja e qeverisë për para është bërë emergjente, veçanërisht pas dështimit të përpjekjes për të marrë kredi në tregun ndërkombëtar. Në dhjetor, qeveria shpalli kërkesën për 300 milionë euro kredi, por bankat e huaja të interesuara nuk ofruan as gjysmën e kredisë së kërkuar. Pas dështimit të tenderit, qeveria tentoi të rinegociojë me bankat e interesuara dhe tashmë shpreson që të mund ta marrë kredinë në muajin e ardhshëm. Deri sa kredia në euro të mbërrijë, qeveria do të mbulojë nevojat e veta me borxhe në lekë të marra në tregun e brendshëm. Kjo politikë e qeverisë sjell ulje të kreditimit për biznesin dhe individët, pasi bankat kanë shumë pak hapësirë për të rritur kredinë në valutë. Ritmi i rritjes së kreditimit të sektorit privat në Shqipëri ra ndjeshëm gjatë dy muajve të parë të vitit.