E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit: Duam punësim dhe strehim

Qindra të verbër kanë protestuar dje për të drejtat e tyre përpara Ministrisë së Punës në Tiranë. "Punësim, strehim, si dhe kthimin e borxhit prej 8 milionë dollarësh". Kanë qenë këto kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së të Verbërve, i është drejtuar Ministrisë së Punës dhe asaj të Financave që të ndërmarrin politika fiskale që lehtësojnë jetën ekonomike të të verbërve. Në rast se këto kërkesa nuk do të gjejnë një zgjidhje, atëherë komuniteti i të verbërve paralajmëroi grevë urie.

"Në vend që qeveria të bëjë politika punësimi, të subvencionojë punëdhënësit tanë, të subvencionojë formimin profesional na ka sunduar me subjekte të barabarta duke na tatuar, duke na përjashtuar nga çdo lloj përfitimi", u shpreh Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së të Verbërve. Protesta e djeshme e kësaj shoqate erdhi pas një sërë protestash të tjera të të verbërve të organizuara në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Kushtet e vështira, por edhe pagesa e taksave prej tyre, kanë qenë në fokusin kryesor të këtyre protestave. Mes shumë nonsenseve shqiptare është edhe detyrimi që kanë të verbrit për të paguar taksën e televizionit shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›