E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH nis diskutimet me FMN-në

 

Tregu bankar dhe sistemi ligjor i tij do të jetë në qendër të diskutimeve gjatë një forumi 4-ditor, që do të zhvillohet në Tiranë nga 17-21 nëntor, organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin Juridik pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Lektorë të përzgjedhur nga FMN-ja që janë  ekspertë të njohur të fushës, do të trajtojnë nga pikëpamja ligjore krizën financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimi i saj në sistemin financiar botëror, me fokus të veçantë, aspektet juridike të mbikëqyrjes bankare. Gjithashtu do të trajtohen dhe tema të veçanta mbi mbikëqyrjen administrative, juridike të iniciativave ligjore, produktet komplekse financiare, qeverisja e bankave në Shqipëri etj. Në forum do të marrin pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, juristë të bankave të nivelit të dytë që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri, përfaqësues dhe ekspertë të institucioneve dhe agjencive publike që merren me legjislacionin bankar dhe kuadrin rregullativ, nga bankat tregtare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Drejtoria e Përgjithshme e Luftës kundër Pastrimit të Parave etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›