E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH,rritet niveli i arkëtimeve

 

Rritet niveli i arkëtimeve për energjinë elektrike të konsumuar. Sipas burimeve nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) gjatë muajit tetor niveli i arkëtimeve për abonentët arrin në 100.85 për qind. Një nivel tepër i mirë arkëtimesh ka qenë edhe për abonentët familjarë me rreth 83 për qind. Dy janë treguesit kryesorë që OSSH-ja duhet të përmirësojë deri në fund të vitit, është pikërisht rritja e nivelit të arkëtimeve dhe ulja e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike. Një kërkesë e tillë është bërë edhe nga ndërkombëtarët e FMN-së, sipas të cilëve OSSH-ja duhet të përmirësojë edhe më shumë këta dy tregues. Ndërkohë për sa i përket vendosjes së matësve elektrikë, burime pranë OSSH-së kanë deklaruar se po vazhdohet puna gradualisht edhe me vendosjen e matësve në zonat në të cilat ato mungonin. Sipas drejtuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, brenda këtij viti do të përfundojë procesi i vendosjes së matësve për abonentët. Aktualisht janë kompletuar me matës 65 deri në 70 mijë abonentë, nga 80 mijë abonentë që është kriteri i vendosur për t'u plotësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›