BSH përfundon trajnimin për edukimin ekonomiko-financiar të mësuesve në Vlorë
Banka e Shqipërisë ka shtuar përpjekjet e saj në drejtim të rritjes së “kulturës ekonomike” të publikut shqiptar, nëpërmjet një komunikimi ndëraktiv dhe të drejtpërdrejtë me grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Rritja e kulturës ekonomike është parë nga Banka e Shqipërisë si një mundësi për të krijuar një “ambient” që percepton dhe kupton vendimet e marra prej saj, duke ndikuar njëkohësisht edhe në përmirësimin e mekanizmave të transmetimit të politikës monetare në ekonomi. Në këtë kuadër, programi i edukimit të Bankës së Shqipërisë “Banka Qendrore në jetën e përditshme” tashmë ka gjetur shtrirje edhe në qytetin e Vlorës. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë disa faza: trajnime për mësuesit e shkollave të mesme, takime me nxënësit e shkollave të mesme, shpërndarja e broshurave edukative në shkolla si dhe zhvillimi i konkursit “Vlera e vërtetë e parasë” midis shkollave të mesme të këtij qyteti, që synon të zgjerojë njohuritë e të rinjve mbi politikën monetare të Bankës Qendrore.
Faza e parë e këtij projekti, e cila ka përfshirë një trajnim intensiv njëjavor për mësuesit e shkollave të mesme, dje, më datë 8 shtator 2008 në ambientet e hotel “Vlora International”, me takimin që Guvernatori Ardian Fullani zhvilloi me ta, si dhe me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit nga ana e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë takim kanë marrë pjesë rreth 50 mësues të shkollave të mesme të qytetit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Vlorës, drejtues e specialistë të Bankës së Shqipërisë. Gjatë seminarit, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë njohur mësuesit me një tablo të përgjithshme të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, të objektivit dhe funksioneve të saj, të rolit dhe ndikimit të saj në ekonomi dhe në jetën e gjithë shqiptarëve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në fjalën e tij të rastit vlerësoi trajnimin për mësuesit e shkollave të mesme si një mundësi mjaft e mirë jo vetëm për ngritjen dhe zhvillimin e tyre profesional, por edhe si një iniciativë që ndihmon në edukimin e brezave të rinj. “Interesimi në rritje i të rinjve rreth njohurive në fushën e ekonomisë dhe financave është një nxitje për ne. Na bën të punojmë me më shumë përgjegjësi e nga ana tjetër, me më shumë fantazi për të gjetur forma e mënyra interesante që të arrijmë tek nxënësit”, - ka theksuar Guvernatori Fullani.