BSH përgatitet për ndryshimin e normës së interesit
26/01/2009 Mbledhja të mërkurën
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të miratojë deklaratën e Politikës Monetare për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008. Burime zyrtare të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet ditën e mërkurë. Anëtarët e këtij Këshilli do të vendosin për një ndryshim të mundshëm të normës bazë të interesit për monedhën vendase. Që në fund të vitit të kaluar Banka e Shqipërisë deklaroi se janë pjekur kushtet për një ndryshim të mundshëm, por ende nuk është marrë asnjë vendim. Mendimet në lidhje me këtë çështje kanë qenë të ndara në dy grupe. Ekspertët që janë shprehur pro dhe kundër ndryshimit të normës bazë të interesit. Gjithsesi, i mbetet Bankës së Shqipërisë që ditën e mërkurë të zyrtarizojë vendimin e saj. Aktualisht, sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare, megjithatë Banka e Shqipërisë ka rritur vigjilencën ndaj aktivitetit bankar në vendin tonë.