Si u implikuan gjykatat shqiptare në megaskandalin Besa

>Me dhjetra udhëra ekzekutiv të paligjshëm për Fondacioni Besa
Veprimtaria financiare kriminale e Fondacionit Besa ka implikuar prej 2 vjetësh edhe Gjykatat Shqiptare. Tashmë janë një numër i madh gjykatësish që janë implikuar me dashje dhe pa dashje në shkelje të ligjit në favor të Fondacionit të paliçensuar Besa. Sipas të dhënave të mbledhura nga Gazeta Sot, rezulton se tashmë një numër i madh gjykatësish kanë ndërmarrë veprime ligjore në dëm të qytetarëve të ndryshëm duke nxjerrë urdhëra ekzekutiv për të dëmshpërblyer Fondacionin Besa në mënyrë të paligjshme. Sipas ligjit shqiptar, subjektet jobankare që iu atribuohet njohja e të drejtës për të nxjerrë tituj ekzekutiv janë vetëm ato subjekte që liçensohen nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë. Siç dihet, Fondacioni Besa nuk është i liçensuar që nga Qershori 2007 duke operuar në tregun e kredive në një informalitet të thellë dhe ligji përcakton dënime deri në 7 vjet për këtë lloj veprimtarie kriminale.
Por ndërkohë, në mënyrë krejtësisht abuzive, Gjykatat Shqiptare, në mungesë të plotë të respektimit të ligjit, kanë shkelur të drejtat e qytetarëve duke i njohur Fondacionit Besa tituj ekzekutiv, tituj që janë krejtësisht të paligjshëm pasi vetë Besa nuk ka pasur të drejtë të japë kredi me përqindje që nga Qershori 2007.
Tashmë gjykatat shqiptare bëhen pjesë e Megaskandalit financiar të Soros në Shqipëri pasi kanë dhënë Urdhëra Ekzketutivë të paligjshëm duke futur në qorrsokak vetë Zyrën e Përmbarimit e cila ka filluar konfiskimet e paligjshme të pasurive të shtetasve në shkelje të plotë të ligjit.
Skandali në gjykatat shqiptare me titujt ekzekutiv të paligjshëm të favor të Fondacionit të paliçensuar Besa, është një rast i papreçendent në historinë e gjyqësorit shqiptar, duke thelluar edhe më tej implikimin e institucioneve shtetërore shqiptare dhe tashmë edhe të gjyqësorit në spekulacionet financiare të Soros. Dhjetra urdhërat ekzekutiv të paligjshëm që janë dhënë nga gjykatat shqiptare në favor të Fondacionit Besa, në rastin më të mirë mund të jenë dhënë në mungesë të dijenisë së gjykatësve shqiptarë mbi të drejtën e Fondacionit Besa për të nxjerrë Tituj Ekzekutiv (megjithëse kjo nuk i lehtëson).
Mosnjohja e gjykatësve me këtë fakt (nëse skanë patur dijeni mbi mungesën e licensës së Fondacionti Besa) është shkaktuar nga Guvernatori Fullani i cili nuk ka vënë në dijeni Gjykatat shqiptare për përjashtimin e Fondacionit Besa që nga Qershori 2007 në të drejtën për të dhënë tituj ekzekutiv. Tashmë Fullani është i mbrojtur pasi bashkëshortja e tij Arjana Fullani, ish Kryetare e Bordit të Themeluesit të Fondacionit Besa derisa Presidenti i Republikës Bamir Topi e emëroi atë si anëtare e Gjykatës së Lartë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Gazeta Sot, informaliteti i Fondacionit Besa ka infektuar të gjithë sistemin financiar, gjyqësor, bankar dhe vetë zyrat e përmbarimit nëpërmjet një efekti domino çka e bën historinë e Fondacionit Besa një histori unike.
Ajo që të bie më shumë në sy është që shumë urdhëra ekzekutiv që kanë lëshuar gjykatat shqiptare në favor të Fondacionit Besa tregojnë se ky Fondacion i cili ka marrë paratë e shtetit shqiptar dhe të ndërkombëtarëve në emër të luftës kundër varfërisë dhe nga ana tjetër ka detyruar qytetarët shqiptarë në nevojë që të paguajnë edhe 24 % të kredisë edhe për 4-5 vjet me radhë rast që nuk gjenden në asnjë rast të ngjashëm pasi sistemi bankar shqiptar. Fondacioni Besa funksionon jo si sistem kredidhënieje por si aktivitet fajdeje, nga ato që dënohen me ligj në të gjithë botën. Mafia e Italisë së Jugut është e njohur për dhënien e fajdeve me norma të larta fitimi por as mafia italiane nuk arrin tI marrë kredimarrësve të vet 2 fishin apo edhe më shumë të vlerës së kredisë. Këtë e bën Fondacioni Besa por kjo është një temë që do të trajtohet në numrat e ardhshëm duke treguar se në çfarë përmasash ka funksionuar sistemi informal i fajdesë në Shqipëri nga fajdexhiu Soros i përfaqësuar në Shqipëri nga Milva Ekonomi, Bajrama Mucaj, ish-Guvernatori Shkëlqim Cani, ciffti Gjokutaj, etj. nën mbrojtjen kompetente të çiftit Fullani.
Në shumë raste, kreditë e Fondacionit Besa në shuma më të mëdha se limitet që iu janë përcaktuar nga ndërkombëtarët dhe shteti shqiptar (dhe kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet në mënyrë të veçantë në numrat e ardhshëm të gazetës Sot) janë dhënë me norma interesi rreth 22-24 % në vit për 4-5 vjet, shuma të cilat demonstrojnë një skemë grabitjeje të biznensmenëve të vegjël shqiptarë të cilëve iu duhet të paguajnë më shumë se dyfishin e vlerës së marrë të kredisë për një periudhë 4-5 vjeçare.
*******************************************************************************
Ja një nga urdhërat ekzekutiv që ka lëshuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga SHEFKIE DEMIRAJ GJYQTARE që tregon se Fondacioni Besa ka lidhur kontratë kredie me nr. 428 rep. nr. 225 kol. Datë 14.04.2006, me vler렠 3.000.000 lekë, me interes 24 % në vit, për një periudhë 60 muaj.. Siç shihet kjo normë e lartë interesi prej 24% në vit për 5 vjet në shuma të tilla tregon se Fondacion Besa nuk është një Fondacion Jo-fitimprurës që po ndihmon luftën kundër varfërisë por një biznes joformal që jep fajde me përqindje të tilla që konkuron vetë fajdexhinjtë e famshëm të Siçilisë që Gjykatat Italiane disa kohë më parë i mbyllën në qeli.
V E N D i M
PER LESHIMIN E URDHRIT TE EKZEKUTIMIT
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga:
SHEFKIE DEMIRAJ GJYQTARE
asistuar nga sekretare gjyqësore Gjineta Sulaj sot në Tiranë, më datë 17.03.2008 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike çështjen civile me nr. 661 Akti që i përket:
KËRKUES: Fondi BESA , përfaqësuar me autorizimin nr. 2690 prot. datë 11.03.2008 nga z. Erion Zguri.
OBJEKTI: Lëshimi i urdhërit të ekzekutimit.
BAZA LIGJORE: Neni 510/d, 511 e vijues i K.P.Civile.
Gjykata pasi administroi provat, dëgjoi përfaqësuesin e kërkuesit që kërkoi pranimin e kërkesës, në përfundim
V Ë R E N
Se midis kërkuesit Fondi BESA dhe kredimarrësit R. Xh. (emri i është hequr nga Redaksia e Gazetës Sot për arsye etike) është lidhur kontrata e kredise me nr. 428 rep. nr. 225 kol. Datë 14.04.2006, me vler렠 3.000.000 lekë, me interes 24 % në vit, për një periudhë 60 muaj. Huamarrësi nuk ka përmbushur detyrimin në afatin e parashikuar në kontratën e mësipërme, duke ndërprerë marrëdhëniet e pagesës me kredidhënësin. Deri në 01.03.2008, huamarrësja ka paguar shumën 1.219.900 lekë duke perfshire dhe pagimin e interesave dhe detyrimi i debitorit R.Xh. ndaj Fondit BESA, është në shumën 3.122,616.14 lekë. .Ky fakt vërtetohet para gjykatës me kalendarin faktik të klientit të Fondit BESA, datë 12.06.2007.
Bazuar në nenin 510/d dhe 511 të K.Pr.C kontrata e kredise bankare është titull ekzekutiv.
Në këto kushte gjykata çmon se kërkesa është në përputhje me ligjin dhe si e tillë duhet pranuar.
PËR KËTO ARSYE
Gjykata bazuar në nenin 510/d dhe 511 të K.P.Civile.
V E N D O S I
? Pranimin e kërkesës.
? Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për kontratën e hua-kredisë me nr. 428 rep. nr. 225 kol. Datë 14.04.2006 lidhur midis kredidhënësit FONDI BESA dhe kredimarrësi R.Xh.
? Ngarkohet Zyra e Përmbarimit Tiranë të kryejë veprimet përkatëse.
? Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
? U shpall sot në Tiranë më date 17.03.2008.
SEKRETARE G J Y Q T A R E
GJINETA SULAJ SHEFKIE DEMIRAJ
Shpenzime Gjyqesore
Takse Rregjistrimi 100 Leke