Tregu i sigurimit vullnetar drejt zgjerimit
26/01/2009 Ndryshon struktura
Shqiptarët kanë filluar të sigurojnë në mënyrë vullnetare pronën apo garancitë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vëren se sigurimi vullnetar është rritur ndjeshëm. “Primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.18% të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare”, - thekson raporti i AMF-së, për 2008. Numri i kontratave të lidhura vjet arriti në 692 334, duke shënuar një rritje prej rreth 27.33% në krahasim me vitin 2007. Kjo u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 7,090 milionë lekë, 19.45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2007. Gjithsesi, tregu mbeti i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 92.70% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e jetës me rreth 7.30%.