E Diel, 1 Nëntor 2026

Katrat e identitetit,Gjiknuri: Të nisë sensibilizimi për qytetarët pa pasaportë

Partia Socialiste kërkon nga qeveria të nisë menjëherë sensibilizimin për pajisjen me letërnjoftimet e shtetasve pa pasaportë. Nënsekretari për çështjet zgjedhore në partinë socialiste Damian Gjiknuri duke folur për vendimin e qeverisë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që ta shtyjnë këtë proces në një kohë të dytë, në mënyrë që t'u mundësojnë këtyre shtetasve të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, me kartë identiteti. Partia Socialiste në të gjithë teritorin e vendit, në të gjitha degët e saj dhe në çdo zyrë elektorale, do të ofrojë asitencë dhe këshillim për këtë proces, dhe ku qytetarët mund të drejtohen në çdo kohë për ndihmë. Gjithashtu ne do të monitorojmë me hollësi mbarëvajtjen e këtij procesi duke u bërë thirrje qytetarëve të të drejtohen në zyrat tona për çdo problem të hasur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›