E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH perkeqesohet bilanci tregtar

Viti që sapo ka nisur do të njohë një përkeqësim të bilancit tregtar të vendit dhe për këtë qeveria duhet të përgatisë politikat e duhura. Guvernatori i Bankës Qëndrore duke marr parasysh zhvillimet e tremujorit të fundit të 2010 si dhe parashikimet për këtë vit kërkoi kujdes në rritje.

"Tendenca rritëse e importeve dhe ngadalësimi i pritshëm i rritjes së eksporteve mund të frenojë procesin e korrektimit të bilancit tregtar të ekonomisë, dhe të zvogëlojë ndikimin e tij në rritjen ekonomike të vitit 2011. Këto zhvillime ritheksojnë nevojën e vijimit të reformave strukturore të cilat duhet të orientojnë ekonominë shqiptare drejt një modeli më të qëndrueshëm zhvillimi, me një konkurueshmëri të lartë në tregjet botërore", tha Fullani.

Guvernatori tha se ekonomia shqiptare është e imunizuar nga goditjet afatshkurtra, por rekomandoi një situatë politike të qetë, pasi në këtë fazë të zhvillimit të vendit cdo problem politik reflektohet në ekonomi.

"Cdo nismë, veprim, mosmarrëveshje, konflikt apo konfrontim politik ka një kosto ekonomike të dukshme, të padukshme, direkte apo indirekte të së sotmes apo të nesërmes. Të gjithë duhet të kuptojmë që ekonomia dhe politika funksionojnë si enë komunikuese", vijoi ai. Guvernatori analizoi të dhënat mikro dhe makro të tremujorit të katërt të vitit që lamë pas.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›