Deutche Bank dhe JP Morgan: Eurobondi riskohet nga politika
Politika në Shqipëri nuk siguron stabilitet ekonomik. Ky ka qenë vlerësimi që kanë dhënë dy bankat agjente për emetimin e Eurobonit, Deutche Bank dhe JP Morgan, të cilat kanë bërë një raport vlerësimi për Shqipërinë, në lidhje me Eurobondin ku cilësuan se, zhvillimet politike, si një risk të mundshëm në suksesin e emetimit të Eurobondit. Opozita e ka bojkotuar Parlamentin, që nga shtatori i vitit 2009, deri në maj të vitit 2010, duke lënë kështu pezull disa ligje që kanë të bëjnë me ecurinë e reformave në vend, theksohet në raportin e bankave prestigjioze. “Atje nuk ka garanci që ndërrimi i qeverive të bëhet me stabilitet dhe të ketë një konsensus për implementimin e reformave”, thuhet në raportin e Deutche Bank dhe JP Morgan. Sipas Bankave, ambienti politik i krijuar në Shqipëri mund të afektojë ekonominë e Shqipërisë, i cili ndikon më pas edhe në shërbimin e borxhit të qeverisë.