Kambistët, Kushtetuesja rrëzon Bankën Qendrore
26/01/2011 Vendimi hyn në fuqi në qershor. Afat për të bërë rregullimet e nevojshme në ligj
Gjykata Kushtetuese me një vendim të 12 janarit ka rrëzuar nenin 90 të ligjit “Për bankat”, që u jepte të drejtë autoriteteve të ndalonin kambistët në tregun e këmbimit valutor. Kështu është shfuqizuar ky nen i vendosur me një ndryshim ligjor që bëri Banka e Shqipërisë në vitin 2007, i cili i dha të drejtë këtij institucioni ta cilësonte tregtinë e valutës pa licencë si vepër penale. Gjykata Kushtetuese e nisi çështjen pas ankesave të paraqitura nga gjykatat e shkallës së parë Tiranë, Durrës dhe Pogradec, të cilat po gjykonin të njëjtat procese mbi disa të pandehur. Pas miratimit të ligjit tregtarët në këto tregje u arrestuan dhe u ndalua kjo lloj tregtie, duke u sekuestruar madje edhe shuma e parave që kishin me vete si provë materiale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shfuqizuar këtë nen që parashikon si vepër penale “ushtrimin pa licencë të këmbimit valutor”. Vendimi hyn në fuqi në qershor të këtij viti. Kjo kohë është e mjaftueshme për të bërë rregullimet në ligj.
Vendimi
Sipas Kushtetueses, gjykatat e këtyre rretheve pretendonin se neni 90 i ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, që parashikon si vepër penale “ushtrimin pa licencë të këmbimit valutor”, i bie ndesh parimit të ligjshmërisë, të sanksionuar nga neni 29 i Kushtetutës. Sipas tyre, është detyrim kushtetues për ligjvënësin që dispozitat penale t’i parashikojë në Kodin Penal ose dhe në ligje të tjera, me kusht që të miratohen me një shumicë të cilësuar prej tri të pestave të deputetëve (kërkon 84 vota). Pasi i dëgjoi të gjitha palët, Gjykata Kushtetuese, në vijim të arsyetimeve të saj, thekson se shpërndarja e normave juridiko-penale në ligje të ndryshme, si dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin penal, nuk i shërbejnë stabilitetit juridik të vendit, si një kusht i rëndësishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës. “Gjykata arrin në përfundimin se neni 90 i ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, që parashikon si vepër penale “ushtrimin pa licencë të këmbimit valutor”, vjen në kundërshtim me nenet 4, 29 dhe 81 pika 2 të Kushtetutës dhe si i tillë duhet shfuqizuar. Gjykata konsideron se shfuqizimi i dispozitës objekt shqyrtimi krijon një zbrazëti në legjislacionin penal. Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 132 pika 2 të Kushtetutës, gjykata çmon me vend që të vendosë një datë tjetër për hyrjen në fuqi të vendimit, me qëllim që ligjbërësit t’i jepet koha e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në vendim, i cili është i formës së prerë.
Zhvillimet në treg
Tregtarët u detyruan të hapnin zyra të këmbimit valutor, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore. Numri i zyrave të këmbimit valutor shkoi në 221 në 2009 nga 189 që ishte një vit më parë. Në krahasim me vitin 2001 numri i zyrave ku bëhet këmbimi i valutave të huaja në monedhën vendase dhe anasjelltas ka kapur një shifër mjaft të lartë në të gjithë vendin. Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të BSH-së, në vitin 2001 kanë qenë 38 zyra të tilla në të gjithë vendin, në 2002-in ishte 58 zyra dhe deri në 2006-n ky numër mbeti 60 zyra të këmbimit në total. Por viti 2007 dhe nëntë muajt e parë të 2008-ës sollën një bum të licencimit të këtyre zyrave nga Banka e Shqipërisë, duke e kthyer këtë veprimtari nga një treg informal kur paratë shkëmbeheshin në rrugë, në një treg të ligjshëm. Departamenti mbikëqyrës i BSH-së ka hartuar edhe kuadrin rregullator ligjor të posaçëm edhe për këto zyra, si dhe rregulloret mbi të cilat ato veprojnë.