Drejtoria e borxhit: Skenari më i mirë për financimin e borxhit, Eurobondi
Opsioni më i mirë në termat e kostos dhe uljes së riskut është financimi i një pjese të konsiderueshme të kërkesave të borxhit, nëpërmjet huamarrjes së jashtme tregtare në formën e Eurobondeve, sqaron Ministria e Financave, në një strategji të re, të hetuar së fundmi për koston e huamarrjes. Kërkesa më e vogël që mbetet për huamarrjen në tregun e brendshëm mund të financohet nëpërmjet obligacioneve, duke lejuar stokun aktual të bonove të reduktohet dhe në këtë mënyrë, duke ulur dukshëm riskun e rifinancimit. Por, sipas Ministrisë së Financave, nisur nga aksesi që do ketë qeveria në tregun e jashtëm dhe të brendshëm, për instrumente afatgjatë, strategjia realiste që vlerësohet e mundshme është skenari i strategjisë 3, me instrumente të borxhit me afat 5-vjeçar në tregun ndërkombëtar (Eurobond), plotësuar me instrumentet afatgjatë në tregun e brendshëm.