KESH, projekt për rehabilitimin e digave

Projekti i rehabilitimit të digave duhet që të implemtohet në mënyrë sa më të shpejtë. Në një takim me donatorët, drejtori i KESH deklaroi se situata e krijuar në përmbytjet e nëntorit dhe dhjetorit si një gjendje mjaft të vështirë dhe pikërisht për këtë kërkohet që projekti për sigurinë e digave të përfundojë sa më parë.
Në projektin e sigurisë së digave marrin pjesë një sërë institucionesh ekonomike midis të cilave edhe Banka Botërore me një shumë prej 15.5 milion euro.