E Diel, 1 Nëntor 2026

Tremujori i pare 2010, ekonomia nis rigjallerimin

Ekonomia vendase ne tremujorin e pare te ketij viti, nisi te jape shenjat e nje rigjallerimi pas renies ne tremujorin e fundit te vitit 2009. Procesi i rigjallerimit vihet re nga disa te dhena zyrtare, qe i ka publikuar INSTAT gjate ketij muaji. Keshtu eksportet, sipas INSTAT, jane rritur 47% me baze vjetore per periudhen janar-shkurt 2010. Ndikimin me te madh ne rritje e kane dhene eksportet e larta te energjise, por dhe ato te materialeve te ndertimit e metaleve. Ne kahun e importeve ka pasur nje rritje minimale te tyre me vetem 1.2% per te njejten periudhe, me importet e "makinerive e pajisjeve" dhe "metaleve dhe materialeve te ndertimit. Depozitat kane shenuar nje rritje te lehte, por te qendrueshme muaj pas muaji dhe per te arritur ne janar 2010 ne nivelin e shtatorit te 2008-s, perpara se te fillonin te ndiheshin ne sistemin bankar efektet e krizes ekonomike globale, duke shenuar nje rritje mujore minimale prej 0.5% ne shkurt. Nga ana tjeter, monedha vendase ka dhene shenja stabiliteti gjate muajve te pare te vitit, duke u luhatur ne kufijte e 138-139 lekeve per nje euro. Pas nje korrektimi gjate vitit te kaluar, duket se kursi i kembimit ka arritur ne nje ekuiliber te ri. Banka e Shqiperise pak dite me pare, ka njoftuar se ekonomia vendase dhe sidomos ekonomia e individeve dhe bizneseve, do te perballet me veshtiresi gjate pjeses se pare te vitit, nderkohe qe rigjallerimi do te ndjehet me shume gjate gjysmes se dyte te vitit, pasi te jete mbyllur edhe sezoni turistik.
Faktoret
Procesi i rigjallerimit vihet re nga disa te dhena zyrtare, qe i ka publikuar INSTAT gjate ketij muaji. Keshtu eksportet, sipas INSTAT, jane rritur 47% me baze vjetore per periudhen janar-shkurt 2010. Depozitat kane shenuar nje rritje dhe monedha vendase ka dhene shenja stabiliteti gjate muajve te pare te vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›