Prodhimet e stines, nis renia e cmimeve
Cmimet e perimeve dhe zarzavateve rane kete jave me gati 30 per qind, ne tregjet e pakices se kryeqytetit. Sipas nje vezhgimi ne tregjet e ushqimore ne Tirane verehet se 1 kilogram domate shitet me 170 leke nga 230 leke qe ishte nje jave me pare. 1kilogram kastravece shitet me 70 leke nga 130 leke, nje kilogram ne fillim te javes. 1kilogram kunguj shitet me 150 leke nga 180 leke qe ishte ne fillimjave. Gjithashtu ulje kane pesuar edhe sallata jeshile, qepet e njoma dhe disa artikuj te tjere, te cilet kete vit kane shenuar vlera te larta ne krahasim me vitet e tjera. Tregtaret e shpjegojne kete renie te cmimeve me futjen ne treg te prodhimit vendas, i cili ndonese me vonese ka nisur te jape efektet pozitive ne uljen e cmimeve. Kete vit per shkak te shirave te dendura, prodhimi i stines eshte prezantuar vone ne tregje, e per pasoje cmimet vijojne te jene te larta. Gjithashtu permbytjet ne zonen e Shkodres dhe Korces duket se do te ndikojne ne oferten per prodhime bujqesore ne vend, duke bere qe kete vit perimet dhe zarzavatet te jene me te pakta e per pasoje te kushtojne me shume. Gjithsesi cmimet ne javet ne vijim do te vijne me ulje. Banka e Shqiperise e ka cilesuar rritjen e pergjithshme te cmimeve te vene re kohet e fundit, si kalimtare. Konkluzioni i Bankes se Shqiperise, i shprehur nga guvernatori Fullani, bazohet ne kerkimet e vete bankes. Gjate diskutimeve mbi ecurine aktuale dhe te pritshme te zhvillimeve ekonomike, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, konkludoi se presionet inflacioniste ne horizontin afatmesem jane te njejta me parashikimet dhe objektivin e inflacionit te Bankes se Shqiperise, pavaresisht tendencave te fundit te inflacionit te cmimeve te konsumit. "Vleresimet per ngadalesimin e kerkeses dhe rritjen e hendekut negativ te prodhimit, ecurine me te permbajtur te kursit te kembimit, si dhe pritshmerite e stabilizuara te agjenteve ekonomike per inflacionin, jane faktore qe do te kushtezojne ecurine e inflacionit brenda objektivit", eshte shprehur guvernatori. Sipas nje anketimi qe ka zhvilluar Banka e Shqiperise ne individe, biznese dhe banka, cmimet do te rriten ne harkun e nje viti 2 deri ne 4%.
Artikujt Cmimet
ishin Jane
Domate 230 170
Kastravece 70 120
Kunguj 180 150
Sallate Jeshile 120 80
Qepe e Njome 130 100
Patate 60 40