E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, rregullore të re për cilësinë e kredive

Një rregullore e re për administrimin e rrezikut të kredisë është miratuar nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila rikoncepton kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve drejtuese të bankave në lidhje me kredidhënien. Rregullorja ka si qëllim uljen e kredive me probleme, por në fakt shtrëngon procedurat që bankat duhet të aplikojnë kur japin kredi. Gjithashtu, rregullorja e re përcakton edhe fondet rezervë që bankat duhet të mbajnë për kategoritë e kredive me probleme. Burimet në Bankën e Shqipërisë bënë të ditur se rregullat e reja diktohen nga rritja e fluksit të kredive në probleme, të cilat janë shndërruar kohët e fundit në riskun më të madh të aktivitetit bankar. Sipas statistikave të bankave, kreditë e humbura përfundimisht i kalojnë të 200 milionë eurot. Rregullorja gjithashtu vë edhe disa kushte të reja, që analistët e bankave duhet të kenë parasysh kur të negociojnë huanë me kredimarrësin. Kriteret lidhen me statusin e kredimarrësit, karakteristika personale dhe ekonomike të tij. Kështu, vlerësohet cilësia e menaxhimit, përfshirë dhe atë të menaxhimit të nivelit të lartë të kredimarrësit, në rastet kur kredimarrësi është person juridik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›