Kasat fiskale, ka ende biznese të pabindura
Mungesa e infrastrukturës ka favorizuar bizneset e pabindura të kryeqytetit që të mos pajisen me kasa fiskale. Në zonat periferike të Tiranës ka biznese të vegjël, të cilët nuk e kanë instaluar kasën fiskale, megjithëse ka kaluar çdo afat ligjor për ta përmbushur këtë detyrim. Bizneset pohojnë se e kanë kasën, por pjesën më të madhe të ditës e mbajnë të fikur dhe nuk e përdorin. Ndërsa sipas klientëve, ata nuk pajisen gjithmonë me kupon tatimor. Zonat e reja urbane të Tiranës ende nuk janë në vëmendjen e inspektorëve tatimorë për shkak të infrastrukturës.