BSPK kundër shtrenjtimit të rrymës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos lejojë shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka shprehur shqetësimin me paralajmërimet për shtrenjtimin e rrymës nga Korporata Energjetike e Kosovës, duke thënë që Qeveria ta ndalojë një gjë të tillë.
“Në këtë gjendje alarmante që është punëtoria kosovare, në këtë varfëri që është të rëndohen mbi supet e tyre edhe kjo kosto e rrymës, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi, kjo është një diçka që edhe ZRRE-ja atje edhe ata të cilët janë kompetentë nuk guxojnë ta bëjnë dhe jam i bindur që duhet ta kontrollojnë vetveten rreth këtij vendimi, kjo nuk guxon të ndodhë assesi, sepse ka metoda të tjera që t’i mbushin kasat e tyre”, ka thënë Arifi.
Sipas tij, shtrenjtimi i energjisë elektrike do të rëndojë akoma gjendjen e rëndë ekonomike në vend dhe se vendimi për shtrenjtimin e rrymës do të jetë në dëm dhe në kurriz të popullatës.