Bode: Do rishikojmë buxhetin, ulen shpenzimet me 5%

Tiranë, 12 Shkurt NOA/ Rajmonda Lajthia - Më
në fund qeveria është dorëzuar dhe ka pranuar se do të rishikojë buxhetin e
shtetit për vitin 2010. Ministri i Financave Ridvan Bode ka pohuar sot se do të
rishikojë shpenzimet duke i ulur ato me 5% nga totali i buxhetit.
E konvertuar në lekë do të thotë se shpenzimet
do të ulen me 25 miliardë. Ky fakt vjen si rrjedhojë e mosrealizimit të
buxhetit për vitin 2009, si pasojë e efekteve që dha kriza ekonomike.
Por ndryshimi vjen si pasojë edhe e dëmeve të
shkaktuara në Shkodër çka do të kërkojë para nga buxheti i shtetit për
kompensim.
Gjatë një konference për shtyp Ridvan Bode u
shpreh se të ardhurat gjatë vitit të kaluar u mblodhën në masën 92 për qind.
Por i gjendur përballë kësaj situate, Ridvan
Bode ka pohuar se qeveria do te pranojë kërkesën e biznesit për amnisti
fiskale.
Pas shumë kërkesash, qeveria duket e gatshme
që të amnistojë biznesin në detyrimet e prapambetura, çka do të sillte edhe një
legalizim të aseteve të tyre.
Pak kohë më parë Dhoma e Tregtisë dhe
Industrisë hartoi një platformë ku i kërkonte qeverisë që të kryente amnisti
fiskale.
r.l/r.b/NOA