Papandreu: Me ndihmën e BE, kemi humbur pak nga sovraniteti

Athinë, 13 shkurt, NOA Greqia ka humbur një
pjesë të sovrantitetit kombëtar, në momentin kur Bashkimi Evropian ka vendosur
ta mbikqyrë dhe ndihmojë për financat e tij të rrënuara, prandaj duhet patjetër
bërë gjithçka për ta rifituar atë. Një fakt të tillë e ka deklaruar kryeministri
grek, Jorgos Papandreu, sipas të cilit nëse shohim se nuk arrihen objektivat e
programit të stabilitetit, ne jemi të vendosur ti marrim masat e nevojshme
shtesë, me qëllim që të realizojmë objektivat tona". Por deklaratat e Papandreut shkaktuan reagimin
e ashpër të opozitës.
Lideri i partisë më të madhe opozitare,
Demokracia e Re, Antonis Samaras, tha se çështja nuk është se sa partia e tij
mbështet qeverinë në këtë ndërmarrje të vështirë, por se sa vetë qeveria
mbështet ekonominë greke.
Ndërkaq, ekspertët grekë paraqiten në favor të
masave shtesë, të cilat nënkuptojnë dhënien e ndihmës nga pala evropiane.
Panajotis Largovas, i cili është shef i
katedrës së Ekonomisë në Universitetin e Peloponezit pohon se do të jetë një
shpëtim i përkohshëm për Greqinë, në rast se mendohet që ajo i zgjidh problemet
nëse i ofrohen 20 apo 22 miliardë euro.
Problemi do të mbetet. Prandaj është e
domosdoshme të kryhen qysh sot e në vazhdim hapat e tjerë, që janë reformat,
zbatimi rigoroz i programit të stabilitetit dhe masa shtesë, që sigurisht do të
kenë një impakt social, mësohet të jetë shprehur ai.
n.e/NOA