Kuzhinat e shtetit
Posta dhe Telekomi i Kosovës ka ndarë 45 mijë euro për “Kuzhinat Popullore”, që planifikon t’i hapë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qytete të Kosovës, ku do të mund të ushqehen kategoritë më të rënda sociale.
Kreu i MPMS-së, Nenad Rashiq dhe kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi që ka të bëjë me mbështetjen financiare të PTK-së për MPMS-në në realizimin e projektit për kuzhinat popullore.
Ky projekt do të realizohet me mbështetjen financiare nga buxheti i Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe PTK-në.
Synimi i këtij projekti është që të ofrohet një shujtë e ngrohtë për individë apo familje me nevojë gjatë 365 ditëve të vitit, saktësisht 1000 shujta në ditë në pesë qendrat më të mëdha të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.