E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratat e pasurisë, si janë pasuruar vit pas viti ministrat e qeverisë

Të gjitha deklaratat e depozituara pranë ILDKP-së nga ministrat kryesorë. Përmbledhja dhe pasqyrimi i pasurive të ministrave gjatë këtyre katër viteve

Pasuria e ministrave të kabinetit qeveritar ka pësuar ndryshime, ashtu edhe si përbërja e tij. Gjatë katër viteve të mandatit të parë, pasuria e ministrave, që u konfirmuan edhe në kabinetin e ri qeveritar, ka pësuar rritje progresive, ndonëse ky progres ka qenë në nivel modest. Gazeta “Albania” publikon një përmbledhje të deklaratave të pasurive të kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij gjatë këtyre katër viteve. Në deklaratat e depozituara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive janë deklaruar vit pas viti edhe ndryshimet që kanë pësuar pasuritë e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Paradoksalisht, kryeministri Sali Berisha rezulton të jetë më i varfër sesa vartësit e tij ministra.

Deklaratat e pasurisë për vitet 2004 dhe 2005

Fatmir Mediu
Prona të patundshme: jo
Prona të tundshme: Llogari 4.112.000 lekë
Të ardhura: Paga 1.349.108 lekë
Borxhe: Raiffeisen Bank 2.300.000 lekë
2005
•Depozitë banka
“Italo-Shqiptare”, 65.000 euro
•Llogari rrjedhëse “Raiffeisen bank”
•Paga në Ministrinë e Mbrojtjes, 502.732 lekë
•Paga si deputet, 1.170.000 lekë
•Paga e bashkëshortes në presidencë, 584.852 lekë
•Të ardhura nga shitja e
apartamentit 65.000 euro
•Kredi për strehim, 4.480.000 lekë.

Genc Pollo
2004
Të patundshme: 200 m2 truall Dajt, vlera 85.324 lekë
Të tundshme: Depozita 179.000 lekë
Të ardhura: Paga, shpërblime total 1.189.000 lekë
Borxhe: jo
2005
•Llogari bankare te “Raiffeisen”, 250.883 lekë
•Llogari bankare në bankën
amerikane 3.800 euro
•Apartament 1+1 60m2 Golem, 27.000 euro
•Llogari bankare në “Banka
Amerikane”, 6000 euro
•Depozitë për të bijën,
Ema Pollo 60.000 lekë
•Depozitë për të bijën
Stefania Pollo, 82.000 lekë
•Të ardhura nga rroga e PDR, 540.000 lekë
•Të ardhura nga rroga
si ministër, 390.000 lekë.
•Të ardhura nga bashkëshortja
Dajana Pollo në UNHCR 2.202.301 lekë.
•Kredi bankare 869.61 euro

Sali Berisha
Deklarata e vitit 2004
1.500.000 lekë llogari në bankën “Raiffeisen”,
Gjendje Kesh: 400.000 lekë
2.100.000 lekë, dhënie huaje vajzës Argita Berisha.
* Të ardhurat
1.7 milionë lekë të ardhura nga paga në Kuvend, nga janari deri në gusht dhe nga paga në Kryeministri, nga shtatori deri në dhjetor.

Sokol Olldashi

Viti 2004
Të patundshme: jo
Të tundshme: jo
Të ardhura: Paga 1.319.975 lekë
Borxhe: jo

Viti 2005
•Paga si deputet, 969.881 lekë
•Paga si ministër, 478.166 lekë
•Të ardhura nga bashkëshortja
Enkelejda si pedagoge , 545.712 lekë
•Detyrim nga blerja e shtëpisë së
banimit+garazh 1.300.000 lekë

Ridvan Bode

Viti 2004
Të patundshme: jo
Të tundshme: Kursime 400.000 lekë
Të ardhura: Paga 1.323.096 lekë
Borxhe: Enti i Banesave
126.000 lekë

Viti 2005
•Kursime nga të ardhurat
vjetore, 600.000 lekë
•Shitje autoveturë tip “Benz”, 300.000 lekë
•Të ardhura nga paga dhe
shtesa si deputet, 984.000 lekë
•Të ardhura nga paga në ministri, 503.000 lekë
•Bashkëshortja, Eglantina Bode
të ardhura nga paga, 793.000 lekë
•Kredi si i pastrehë, 2.300.000 lekë

Lulëzim Basha
2004
Të patundshme: 1 shtëpi në Holandë, 3 apartamente në Tiranë
dhe 1 në Durrës, 22.100 m2 troje. Vlera 89.399.180 lekë (pa llogaritur tokën)
Të tundshme: Automjet, pikturë, ora, unazë, servis, aksione, depozita. Vlera: 30.251.000 lekë
Të ardhura nga paga vjetore: 8.224.000 lekë
Borxhe: 24.346.080 lekë (Holandë)

2005
•Të ardhura nga paga
dhe komisionet, 588.180 lekë
•Të ardhura nga paga e
bashkëshortes, 12.000 euro për 4 muaj

Deklaratat e pasurisë për vitin 2006

Sali Berisha
44.774 lekë (dyzet e katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër lekë)
Depozitë kursimi në Raiffeisen Bank në emër të Liri Berishës
6.593 lekë (gjashtë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre lekë)
Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank (shtesë) në emër të Liri Berishës
191 lekë (njëqind e nëntëdhjetë e një lekë)
Depozitë kursimi në Raiffeisen Bank në emër të Sali Berishës
5.131 lekë (pesë mijë e njëqind e tridhjetë e një lekë)
Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank në emër të Sali Berishës
351.672 lekë (treqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy lekë)- në masën 100%
Llogari rrjedhëse në Tirana Bank në emër të Liri Berishës (Dt. 20.03.2007)
800.000 lekë (tetëqind mijë lekë)
Gjendje cash- për t’u depozituar në bankë
150.000 lekë (një qind e pesëdhjetë mijë lekë)
Gjendje kesh
2.469.960 lekë (dy milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë lekë)
Të ardhura nga paga në kryeministri
3.680 euro (tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë euro)
Të ardhura nga dietat me jashtë
401.616 lekë (katërqind e një mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë lekë)
Të ardhurat nga paga në qendrën shëndetësore- bashkëshortja

Ridvan Bode
1.572.490 lekë (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e katërqind e nëntëdhjetë lekë)
Të ardhura nga paga dhe shtesat
130.000 (një qind e tridhjetë mijë lekë)
Të ardhurat nga pjesëmarrjet në borde
1.056.052 (Një milion e pesëdhjetë e gjashtë mijë e pesëdhjetë e dy)
Eglantina Bode, te ardhurat nga paga dhe shtesa. Agjencia e Sigurimit të depozitave.
Kredi për apartament banimi. Enti kombëtar i banesave, interes 0 (i pastrehë). Fillimi i kredisë, viti 2000. Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm 126.000 lekë. Gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 2.150.000 lekë.

Lulzim Basha
1.907.700 lekë (një milion e nëntëqind e shtatë mijë e shtatëqind lekë)
Pagë vjetore si ministër në MPPTT.
80.000 lekë (tetëdhjetë mijë lekë)
Të ardhurat vjetore si nënkryetar i KRRTRSH
49.512 euro (dyzet e nëntë mijë e pesëqind e dymbëdhjetë euro)
Pagë vjetore e bashkëshortes si drejtore programesh, fondacioni EWPPP Amsterdam, Holandë.
Qira vjetore për banesën në Tiranë 4800 euro.
Rente për hipotekën e shtëpisë sonë në Holandë. Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm 8771.74 euro. Gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 200482 euro.
Shlyerje totale e apartamentit në Golem. Vlera në shifra 5 mijë euro- në masën 100%.
Të ardhurat nga shitja e apartamentit në Tiranë, adresa rr. “H. H Daliu”, p 12/2/17. 100.000 euro-në masën 33%.

Sokol Olldashi
1.624.497 lekë (një milion e gjashtëqind e njëzet e katër mijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë lekë)
Të ardhurat nga paga, Ministria e Brendshme.
823.179 lekë (tetëqind e njëzet e tre mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë lekë)
Të ardhura nga paga e Enkelejda Olldashit në Universitetin e Tiranës
189.000 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë lekë)
Të ardhura nga paga e Enkelejda Olldashit në Universitetin UFO
30.000 (tridhjetë mijë lekë)
Të ardhura nga paga e Enkelejda Olldashit në Institutin e trajtimeve profesionale.
1.000.000 lekë (një milion lekë)
Kredi Raiffeisen Bank
400.000 lekë (katërqind mijë lekë)
Kursime familjare
12.000 euro (dymbëdhjetë mijë euro)
Autoveturë Peugeot 307
60.000 euro (gjashtëdhjetë mijë euro)
Shtuar në depozitën bankare te Raiffeisen Bank
Kredi 1 milion lekë në Raiffeisen Bank. Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm 226.800 lekë. Gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 770.200 lekë.
Peugeot Tirana- Blerë autoveturë 12.000 euro.

Majlinda Bregu
Pakësuar llogaritë rrjedhëse në Tirana Bank, në emër të bashkëshortit.
3.000.000 lekë (tre milionë lekë)- në masën 100%
Shtuar depozitë në BIA në emër të bashkëshortit
700.000 (shtatëqind mijë lekë)- në masën 100%
Pakësuar llogaritë rrjedhëse në Raiffeisen Bank- në emër të bashkëshortit.
1.900.000 (një milion e nëntëqind mijë lekë)
Paga ime vjetore deputete + shpërblime
48.000 (dyzet e tetë mijë euro)
Paga e bashkëshortit

Genc Pollo
84.602 lekë (tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dy lekë)- në masën 100%
Llogari bankare Raiffeisen Bank
(68.973 lek + 1.087 dollarë – 6.255 euro)- në masën 100%
Llogari bankare Banka Amerikane e Shqipërisë
72.444 (shtatëdhjetë e dy mijë e katërqind e dyzet e katër lekë)- në masën 100%
Depozitë për bijën e mitur Ema Pollo në Futura- Banka Amerikane e Shqipërisë
70.202 lekë (shtatëdhjetë mijë e dyqind e dy lekë)- në masën 100%
Depozitë për bijën e mitur Stefani Pollo në Futura- Banka Amerikane e Shqipërisë
(180.613 lekë + 2.607 euro + 624 $)- në masën 100%
Dajena Pollo, llogari te Banka Amerikane e Shqipërisë
1.723.433 (një milion e shtatëqind e njëzet e tre mijë e katërqind e tridhjetë e tre lekë)
Të ardhura nga posti i ministrit të Arsimit dhe Shkencës
2.308.289 lekë (dy milionë e treqind e tetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë lekë)
Të ardhurat e bashkëshortes Dajena Pollo. Janar- mars 2006 UNHCR 551.642 lekë dhe prill- dhjetor 2006 UNICEF 1.756.647 lekë
Kredi bankare për kontratë sipërmarrje për apartamentin 1+1 “Kompleksi Pishat e Buta”, Golem 19 mijë euro. Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm 2.018 euro. Gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer 16.982 euro. Fillimi i detyrimit 17.06.2005/ mbarimi i detyrimit 17.06.2015. Kohëzgjatja e kredisë 10 vjet. Interesi bazë 3.16 + libor (5.3%). Kësti mujor 209 euro.

Fatmir Mediu, ministër i Mbrojtjes
1.572.000 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e dy mijë lekë)
Paga në Ministrinë e Mbrojtjes

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Sali Berisha

Pakësim i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në rrugën “Prokop Myzeqari” dhe likuidim i huas financiare prej 2.1 milionë lekësh dhënë më parë vajzës sime, Argita Berisha, nëpërmjet shkëmbimit me shtim i një apartamenti në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe një vend parkimi nëntokësor.
Vlera: Vlera e apartamentit sipas privatizimit + 2.1 milionë lekë.
Pakësim i gjendjes CASH në Euro të -950.000 lekë deklaruar një vit më parë (derdhur në llogari bankare)
Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank 736 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës
Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank 16.334 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane 6 mijë euro
të Shqipërisë nga derdhja e gjendjes CASH
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane 1.154.350 lekë
të Shqipërisë (transferuar nga pagat mujore si Kryeministër dhe derdhja e një pjese të gjendjes CASH)
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Credins 408.857 lekë
(transferuar nga pagat mujore të bashkëshortes)
Shtesë në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank 9157 lekë
(Llogari në emër të Liri Berishës)
Pakësim në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank -286 lekë
(Llogari në emër të Liri Berishës)
Të ardhurat nga paga bruto si kryeministër për 2.540.520 lekë
Periudhën janar-dhjetor 2007
Të ardhurat nga pagesat e komisionit të KKRTSH 386.250 lekë
dhe dietat në valutë dhe udhëtimet jashtë vendit
Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes 337.339 lekë
Shpërblimi bruto i bashkëshortes 56.210 lekë

Lulzim Basha
Shitje shtëpie në Holandë 257 500 euro
Shuma prej 199.726 euro është përdorur për larjen e kredisë, ndërsa pjesa tjetër është depozituar në bankë.
Të ardhurat nga paga si ministër i Transporteve 5.211.200 lekë
Të ardhurat nga paga si ministër i Jashtëm 10.422.400 lekë
Të ardhurat nga shpërblimet e fundvitit në MPJ 46.600 lekë
Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 51.191 euro
Shlyer kësti i fundit i apartamentit të blerë 35.000 dollarë
Në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë
Shlyer kredia e shtëpisë në Utrekt, Holandë 199 726 euro
Shlyer renti për kredinë e shtëpisë në Utrekt 10.407 euro
Shitur makina tip “Mercedez Benz”, 45 000 euro
Kjo vlerë është depozituar në Alpha Bank

Majlinda Bregu
Shtesë depozite në emër të bashkëshortit 6.000.000 lekë
Pakësim depozite në emër të bashkëshortit 200.000 lekë
Shtesë depozite 4064 USD
Shtesë depozite 3524 euro
Paga vjetore si ministre e Integrimit 1.750.000 lekë
Paga e bashkëshortit+shpërblimet 52.000 euro
Gjendje llogari rrjedhëse në Bankën Amerikane 290.000 lekë
Gjendje llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank 362.580 lekë
Gjendje llogari rrjedhëse në Bankën Amerikane 1494 euro

Genc Pollo
Shtesë në llogarinë bankare në Raiffaisen Bank 305.776 lekë
Pakësim i llogarisë bankare në Bankën Amerikane -129 USD,
-34 euro, -37lekë
Depozitë në emër të vajzës në Bankën Amerikane 385.393 lekë
Depozitë në emër të vajzës në Bankën Amerikane 281.056 lekë
Pakësim i llogarisë bankare në Tirana Bank -937 euro
Të ardhura nga paga si Ministër i Arsimit 1.954.200 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredinë në 3558 euro
Banka Amerikane të Shqipërisë
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 15.442 euro

Ridvan Bode

Blerje automjeti me të ardhurat familjare 1.651.000 lekë
Të ardhurat
Të ardhura nga paga, shpërblimet dhe shtesat 1.843.000 lekë
Të ardhura nga paga e Eglantina Bodes 1.426.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 126.000 lekë
e marrë për blerje apartamenti
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 2.024.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 124 euro
E marrë në Raiffeisen Bank
Shuma për t’u paguar për kredinë e sipërpërmendur 30.000 euro

Bujar Nishani
Ministër i Rendit
Blerje apartamenti sipërfaqe 152 metra katrorë
Burimi: Të ardhurat familjare dhe 5 milion lekë kredi
Të ardhura nga paga si ministër i Brendshëm 1.595.802 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 720.000 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit në Durrës 660.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 285804 lekë
E marrë për blerje apartamenti
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 4.865.645 lekë

Fatmir Mediu
Blerje apartamenti banimi me kredi 300.000 euro
Të ardhura si ministër i Mbrojtjes e nga dietat 1.893.735 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 974.250 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredinë e 142.200 lekë
Marrë në Bankën Raiffeisen
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 4.303.167 lekë
Shuma e paguar për kredinë e marrë në BKT 9134 Euro

Genc Ruli
Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Interesa të llogaritura në depozitën Raiffeisen 875 dollarë
Interesa të llogaritura në Bankën Amerikane 9781 dollarë
Interesa në depozitën në Bankën Amerikane 185 Euro
Interesa në bono thesari 452.400 lekë
Interesa në bono thesari 369.124 lekë
Interesa në depozitën në Alpha Bank 1456 Euro
Investim në Fondet e Investimit pranë Raiffeisen 395 euro
Të ardhurat nga paga si Ministër 1.954.800 lekë
Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 1.758.000 lekë
Shpërblime dhe pagesa në pjesëmarrje në borde 180.000 lekë
Shuma e paguar për kredinë e marrë për blerjen e 13.000 Euro
Një automjeti tip “Toyota”
Shuma për t’u paguar për kredinë e sipërpërmendur 7610 euro

Sokol Olldashi
Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve
Shitje pasurie të paluajtshme dhe kursime 800.000 lekë
Shitje apartamenti në Durrës 3.900.000 lekë
Likuiduar pagesa për blerjen e automjetit “Benz”
Të ardhura nga paga si ministër dhe pagesa të 1.652.738 lekë
Tjera për shkak të funksionit +770 euro
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 689.868 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 990.000 lekë

11 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›