E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikoi patrioten si prostitute, esktradohet ne Shqiperi

Tirane-Ekstradohet nga Italia ne Shqiperi, nje shqiptar i denuar me 17 vjet burg per trafik te femrave per prostitucion. Ne saje te bashkepunimit te Interpol Tirana dhe Interpol Roma, dje u be i mundur ekstradimi i Ardian Ndre Cukajt, 32 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne Durres. Ky person figuronte ne listen e 971 shqiptareve te shpallur ne kerkim ndekombetar nga Interpoli. Ne vitin 2005, Gjykata per Krimet e Renda Tirane, e ka denuar 32-vjecarin Cukaj me 17 vjet burg, per kryerjen e vepres penale te trafikimit te femrave per prostitucion. Ngjarja per te cilen ai ka marre denimin ne mungese, ka ndodhur ne shtator 2001. Sipas policise, ky person ne bashkepunim me Haxhi Aliajn, me ane te mashtrimit kane derguar ne Itali, vajzen F.A. edhe kjo nga Puka, me qellim per ta shfrytezuar per prostitucion. Ne prcesin gjyqesor ndaj dy te pandehurve, avokati mbrojtes ka kerkuar pafajesi per klientet e tij, me pretendimin se vajza ka dashur vete te shoqerohet me dy djemte. Ndersa viktima e ketij trafiku, vajza B.A, ka deklaruar ne sigurimin e proves se, dy te pandehurit, gjate bisedave kane thene se do ta trafikonin dhe me pas do te merrnin parate. Arrestimi i Ardian Cukajt, u be i mundur ne 4 nentor te vitit 2008 ne Itali, me qellim ekstradimin drejt vendit tone.

L.Koraqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›